TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump inkurajon protestuesit në Iran të vazhdojnë, sinjalizon ndërhyrje: “Ndihma është rrugës”

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Trump inkurajon protestuesit në Iran të vazhdojnë, sinjalizon ndërhyrje: “Ndihma është rrugës”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar përkohësisht diplomacinë me Teheranin, për shkak të shtypjes së protestave antiqeveritare në Iran.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump iu drejtua drejtpërdrejt qytetarëve iranianë, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë protestat:

“Patriotë iranianë, VAZHDONI TË PROTESTONI – MERRNI NË DORË INSTITUCIONET TUAJA!!! Ruani emrat e vrasësve dhe abuzuesve”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti amerikan shtoi se administrata e tij ka ndërprerë çdo kontakt diplomatik me zyrtarët iranianë, duke e kushtëzuar rifillimin e bisedimeve me ndalimin e dhunës ndaj protestuesve:

“Ata do të paguajnë një çmim të lartë. Kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalet vrasja e pakuptimtë e protestuesve. NDIHMA ËSHTË RRUGËS SË SAJ. MIGA!!!”

Termi “MIGA” i përdorur nga Trump i referohet sloganit “Bëjeni Iranin përsëri të madh”, një variant i sloganit të tij të njohur politik “Bëjeni Amerikën përsëri të madhe”.

Në një deklaratë tjetër, Trump paralajmëroi edhe masa ekonomike ndaj Iranit dhe vendeve që bashkëpunojnë me të.

Ai tha se çdo shtet që bën biznes me Iranin do të përballet me një normë tarifore prej 25% në tregtinë me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan më parë ka thënë se po shqyrton edhe opsione ushtarake për të goditur Iranin, si reagim ndaj mënyrës se si autoritetet iraniane kanë trajtuar protestat antiqeveritare.

Irani ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin se kanë nxitur trazirat dhe dhunën në vend si përpjekje për të ndërruar pushtetin./teve1

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kolona të gjata në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, QKMK apelon për kujdes dhe përdorim të pikave të tjera kufitare

Kolona të gjata në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, QKMK apelon për kujdes dhe përdorim të pikave të tjera kufitare

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj uron Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 250-vjetorin e Pavarësisë

Analistet amerikane: Vuçiq dhe Gjeorgjia po ndërtojnë një bosht autoritar

Analistet amerikane: Vuçiq dhe Gjeorgjia po ndërtojnë një bosht autoritar

Shqipëria shpenzon 570.3 milionë dollarë për mbrojtjen

Shqipëria shpenzon 570.3 milionë dollarë për mbrojtjen

Mbrojtja do të bëjë kërkesë për rrëzimin e akuzave në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

​Jakaj: Vazhdimi i paraburgimit në rastin Thaçi dhe të tjerët mbetet shqetësim kryesor

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza uron 4 Korrikun: Miqësia me SHBA-në është aleancë e përjetshme

Rrahmani, ideja e Venezias për sulmin

Detajet mes Venezias e Spartës për Albion Rrahmanin

Franca pa Tchouamenin ndaj Paraguait

Franca pa Tchouamenin ndaj Paraguait

Argjentina – Kepi i Gjelbër, në vazhdime

Messi me tjetër rekord në Botëror

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë e mitur në Gjakovë

Kolona të gjata në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, QKMK apelon për kujdes dhe përdorim të pikave të tjera kufitare

Kolona të gjata në dalje nga Kosova drejt Shqipërisë, QKMK apelon për kujdes dhe përdorim të pikave të tjera kufitare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën