Një numër aeroportesh në Evropën Qendrore dhe Lindore u përballën me vonesa dhe ndërprerje për shkak të kushteve të vështira të motit mëngjesin e së martës.
Aeroporti i Budapestit u mbyll përkohësisht si masë paraprake për shkak të akullit të zi dhe ngricave ekstreme, tha aeroporti në Facebook.
Aeroportet në Bratislavë , Pragë dhe Vjenë u prekën gjithashtu, shtoi Reuters.
Sipas matësit të ndërprerjeve të FlightRadar24, Vjena ka parë më shumë ndërprerje , me vonesa deri në dy orë si në mbërritje ashtu edhe në nisje.
Evropa është përballur me një mot të ashpër, me studi bore e ngrica që ka shkaktuar probleme të shumta në komunikacion rrugor e ajror.









