TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

AARC: Kosova të përgjigjet seriozisht ndaj ShBA-së dhe të rifillojë dialogun strategjik

by TËVË 1
2 muaj ago
1
A A
Raporti i institutit amerikan: ShBA duhet të rishikojë strategjinë e saj për Kosovën

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka përshëndetur sinjalet nga Shtetet e Bashkuara për rifillimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, ndonëse ky proces ende nuk ka nisur zyrtarisht.

AARC thekson se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë përballur me sfida serioze kohëve të fundit, përfshirë pezullimin e projekteve të rëndësishme si Millennium Challenge Corporation (MCC) dhe ndërprerjen e Dialogut Strategjik, si pasojë e veprimeve që Uashingtoni i ka cilësuar si “të njëanshme”.

Sipas AARC-së, rikthimi i dialogut formal do të përbënte një sinjal të qartë të vullnetit të ndërsjellë për të ecur përpara në mënyrë konstruktive dhe me koordinim më të ngushtë.

Organizata ka vlerësuar gjithashtu zgjedhjet e fundit në Kosovë, duke theksuar se ato dëshmojnë përkushtimin e vendit ndaj demokracisë, por njëkohësisht reflektojnë pakënaqësinë në rritje të qytetarëve ndaj presionit ndërkombëtar.

“Kjo ndjenjë duhet marrë seriozisht nga Shtetet e Bashkuara ndërsa shqyrtojnë angazhimin më të gjerë strategjik me Kosovën. Zgjedhjet ofrojnë si një mandat ashtu edhe një mundësi për të konsoliduar institucionet që janë të afta të përcaktojnë një rrugë të re dhe të rivendosin marrëdhëniet me Uashingtonin mbi një bazë më të qëndrueshme”.

Sipas organizatës, mbështetja e vazhdueshme amerikane në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, edhe gjatë periudhave të tensioneve diplomatike, dëshmon për përkushtimin strategjik të ShBA-së ndaj Kosovës.

Në këtë kontekst, AARC kërkon një reagim dhe nga ana e Prishtinës, duke sugjeruar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti të realizojë një vizitë zyrtare në Uashington si shenjë e qartë e përkushtimit për rifillimin e marrëdhënieve strategjike.

Organizata vlerëson edhe rolin e presidentes Vjosa Osmani në ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve me SHBA-në gjatë periudhave sfiduese, duke bërë thirrje që kjo qasje të shtrihet në të gjithë qeverinë.

DASH shpreh gatishmëri për dialog strategjik me qeverinë e re, por kërkon veprime konkrete

Tags: AARCDialogu strategjikSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

NATO vazhdon “të mbështesë plotësisht” dialogun Kosovë-Serbi

NATO vazhdon “të mbështesë plotësisht” dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, flasin për sigurinë në rajon

Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, flasin për sigurinë në rajon

​Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe e Turizmit

​Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe e Turizmit

Një i lënduar në aksidentin mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë-Pejë

Ferizaj mposht Prishtinën, fiton edhe Drenica

Ferizaj mposht Prishtinën, fiton edhe Drenica

Një i lënduar në aksidentin mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë-Pejë

Ligji për Automjete dhe Ligji për të Huajt: Një test sociologjik për “Republikën e tretë” të Albin Kurtit

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën