Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira, ndërsa acari do të mbetet ende i pranishëm.
Lokalisht, deri në orët e mëngjesit, mund të ketë edhe reshje të dobëta bore, veçanërisht në zonat malore.
“Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-32 km/h”, njofton MeteoKosova.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -11 deri në -7°C, ndërsa ato maksimale prej -3 deri në 0°C.







