Ka rrëshqitur një pjesë e dheut në rrugën Mitrovicë–Bajgorë, përkatësisht në fshatin Stan Tërg. Pavarësisht rrëshqitjes dhe rrezikut permanent, rruga mbetet e hapur dhe e qarkullueshme për automjete, raporton KosovaPress.
Në vendngjarje është vendosur sinjalizim i përkohshëm për paralajmërimin e vozitësve, ndërsa rreziku mbetet i pranishëm për shkak të reshjejeve të fundit.
KosovaPress ka kontaktuar policinë dhe autoritetet përkatëse, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.








