TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Abdixhiku: Humbja e Ali Sadriut është e rëndë për LDK-në dhe për shtetin e Kosovës

by Tëvë1
2 ditë ago
1
A A
​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpreh ngushëllime familjes Sadriu, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar, Ali Sadriu.

Abdixhiku tha se humbja e tij është e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe shtetin e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të babait e familjarit tuaj Ali Sadriu, veprimtarit të shquar institucional, deputetit shumëmandatësh, ish-ministrit dhe njërit prej personaliteteve të rëndësishme të jetës politike të Kosovës.

Humbja e tij është e rëndë jo vetëm për familjen tuaj, por për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për shtetin e Kosovës në tërësi. Ali Sadriu ishte një njeri i urtë i politikës, shembull i përkushtimit institucional, i maturisë në vendimmarrje dhe i përgjegjësisë publike. Ai i shërbeu vendit me dije, ndershmëri dhe përkushtim të rrallë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës.

Si deputet, ministër, drejtues institucional dhe kryetar i Degës së LDK-së në Shtime, Ali Sadriu mishëroi vlerat themelore të LDK-së: moderimin, dialogun, përgjegjësinë shtetërore dhe shërbimin ndaj qytetarëve. Ai ishte një politikan i respektuar, një profesionist i palëkundur dhe një familjar shembullor, që fitoi besimin dhe vlerësimin e gjerë të shoqërisë sonë.

Vepra, kontributi dhe integriteti i tij do të mbeten pjesë e pandashme e trashëgimisë politike dhe institucionale të Republikës së Kosovës dhe frymëzim për brezat që vijnë.

Në këto çaste dhimbjeje, në emrin tim personal dhe në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadriu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin dhe të punojnë me Ali Sadriun.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprën dhe jetën e veprimtarit, Ali Sadriu!”

Tags: ali sadriuLDKLumir AbdixhikuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë, sulmuan dy persona

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Bie fluksi i kolonave, kjo është gjendja në pikat kufitare në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Parashikimi i motit për sot

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë

Lëndohet rëndë Berat Gjimshiti, përfundon në spital për analiza shtesë

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Boksieri Shala mposhtet me nokaut nga kroati Milas

Egjipti kompleton ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës

Egjipti kompleton ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Afrikës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën