TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përmirësohet situata në disa zona të Shqipërisë pas vërshimeve

by tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Përmirësohet situata në disa zona të Shqipërisë pas vërshimeve

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin ditën e djeshme shkaktuan problematika të shumta, veçanërisht në qarkun e Durrësit dhe të Lezhës.

Durrësi ishte ndër qytetet më të prekura, ku përmbytjet paralizuan rrugët kryesore, lagje të tëra dhe autostradën Tiranë–Durrës, duke çuar edhe në pezullimin e aktivitetit në disa shkolla e tregje, si dhe në përmbytjen e katit të parë të burgut të qytetit.

Megjithatë, gjatë mbrëmjes së 6 janarit dhe ditën e sotme, 7 janar, situata në Durrës ka shënuar përmirësim.

Sipas raportimeve nga terreni, nuk ka pasur reshje gjatë natës dhe as gjatë ditës së sotme, ndërsa uji është tërhequr plotësisht nga rrugët e qytetit.

Situata po shkon drejt normalizimit në zonat qendrore, ndërsa problematika vijojnë të mbeten në periferi, ku dhjetëra banesa dhe biznese janë përmbytur.

Forcat e Emergjencave Civile dhe ushtria janë në terren për të ndihmuar në largimin e ujit dhe zhvendosjen e familjeve që nuk mund të qëndrojnë në banesat e tyre. Mbrëmjen e djeshme u raportua për rreth 800 banesa të prekura, ndërsa bilanci i dëmeve pritet të rritet.

Probleme janë evidentuar edhe në Lezhë, ku grumbullimi i ujit ka prekur lagjen “Besëlidhja” dhe zonat pranë shkollave, duke vështirësuar qarkullimin.

Në qarkun e Lezhës dhe Kurbinit mbi 2300 hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë, ndërsa rreth 150 banesa janë të rrethuara nga përmbytjet. Mësimi është pezulluar në disa shkolla, ndërsa hidrovorët po punojnë me kapacitet maksimal për të ulur nivelin e ujit.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se reshjet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me intensitet mesatar deri në të lartë, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Rrezik mbetet për vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël dhe rrëshqitje dherash në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër. Sipas specialistëve, të enjten pritet ulje e ndjeshme e temperaturave dhe reshjet e shiut do të zëvendësohen nga dëbora.

Autoritetet njoftojnë se strukturat përgjegjëse janë në terren për të menaxhuar situatën. Akset rrugore problematike po pastrohen, furnizimi me energji elektrike po rikthehet gradualisht, ndërsa portet dhe aeroporti po funksionojnë normalisht. Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Reshjet e shiut gjatë orëve të natës në qarkun e Elbasanit kanë qenë sporadike dhe me intensitet të ulët, me një sasi prej rreth 11 mm. Sipas të dhënave zyrtare të ditës së sotme, 7 janar 2026, situata paraqitet përgjithësisht normale dhe pa problematika serioze.

Vetëm në bashkinë Belsh është raportuar prani uji në dy banesa, një në qytet në zonën e ish-SMT-së dhe një tjetër në fshatin Qafë Shkallë, për të cilat bashkia është njoftuar për marrjen e masave të nevojshme. Në bashkitë e tjera të qarkut nuk raportohen situata emergjente.

Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të hapura për qarkullim, ndërsa në aksin Gramsh–Moglicë, rënia e inerteve është pastruar nga firma kontraktuese. Prurjet e lumenjve dhe përrenjve mbeten në kuota mesatare dhe nuk paraqesin rrezik.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, gjatë natës ka pasur stakime, ndërsa aktualisht janë jashtë funksionit dy fidera, në njësinë administrative Përparim të bashkisë Peqin dhe në zonën Klos Mollas të bashkisë Cërrik./tvklan.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci reagon për pretendimet se ushtarët po largohen nga FSK-ja

Maqedonci reagon për pretendimet se ushtarët po largohen nga FSK-ja

Protesta në Tiranë në ditën e 42-të, qytetarët marshuan sërish në rrugët e qytetit

Protesta në Tiranë në ditën e 42-të, qytetarët marshuan sërish në rrugët e qytetit

Fshati Begracë i Kaçanikut s’ka vend për varreza

Fshati Begracë i Kaçanikut s’ka vend për varreza

Gjykata shfuqizoi emërtimet shqip të rrugëve, sonte protestohet në Tetovë

Gjykata shfuqizoi emërtimet shqip të rrugëve, sonte protestohet në Tetovë

Maqedonci reagon për pretendimet se ushtarët po largohen nga FSK-ja

Maqedonci reagon për pretendimet se ushtarët po largohen nga FSK-ja

Këshilli Studentor monitoron provimin pranues në Fakultetin e Mjekësisë: Procesi u zhvillua me transparencë dhe korrektësi

Këshilli Studentor monitoron provimin pranues në Fakultetin e Mjekësisë: Procesi u zhvillua me transparencë dhe korrektësi

Përparim Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në një nga rrugët kryesor të Prishtinës

Përparim Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në një nga rrugët kryesor të Prishtinës

Protesta në Tiranë në ditën e 42-të, qytetarët marshuan sërish në rrugët e qytetit

Protesta në Tiranë në ditën e 42-të, qytetarët marshuan sërish në rrugët e qytetit

Rama ndan pamjet nga koncerti i Kanye West në Tiranë: 80 kombësi ka rreth asaj vatre

Rama ndan pamjet nga koncerti i Kanye West në Tiranë: 80 kombësi ka rreth asaj vatre

Zyrtare: Maldini rikthehet te Kombëtarja e Italisë si drejtor teknik, edhe Leonardo pjesë e projektit të ri

Zyrtare: Maldini rikthehet te Kombëtarja e Italisë si drejtor teknik, edhe Leonardo pjesë e projektit të ri

Norvegji – Angli, publikohen formacionet zyrtare

Norvegji – Angli, publikohen formacionet zyrtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën