TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A mund të shmangen zgjedhjet e reja në vitin 2026?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti se ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të sërishme, në rast se Kuvendi s’arrin ta rizgjedhë Vjosa Osmanin për Presidente. Partitë parlamentare akoma janë të pavendosura se si do të veprojnë.

by Fetije Kamberi
10 muaj ago
1 0
A A

Katër palë zgjedhje gjatë vitit 2025 mund të mos mjaftojnë.

Edhe për këtë vit, nuk përjashtohet mundësia që qytetarët e vendit të iu drejtohen kutive të votimit.

Kështu tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti kur foli për çështjen e zgjedhjes e Presidentit.

“Nëse nuk arrijmë ta zgjedhim presidentin, ose ta rizgjedhim presidenten, e afati i fundit për këtë gjë është 4 marsi, nëse nuk e kemi të kaluar paraprakisht buxhetin për vitin 2026, ne as nuk mund të mbajmë zgjedhje të reja. Se natyrisht ekziston mundësia, jo vetëm teorike, por edhe praktike, që ne të shkojmë prapë në zgjedhje, në rast se nuk arrijmë ta rizgjedhim presidenten”, u shpreh Kurti.

E zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka thotë se opozita nuk mund të na bllokoj përgjatë këtij viti.

“Opozita nuk mund të na bllokojë më për formimin e Qeverisë Kurti 3, siç bëri përgjatë vitit 2025. 28 dhjetori ishte përgjigja popullore. Megjithëkëtë, për 80 veta në sallë para 4 marsit 2026 duhet që edhe së paku mbi 15 deputetë opozitarë të qëndrojnë në sallë. Këtë nuk mund ta dimë tash”, ka thënë Manxhuka për Tëvë1.

Mirëpo, për çështjen e votimit ose jo të kandidates për Presidente, akoma nuk kanë diskutuar brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Kandidati për deputet nga kjo parti, Nait Hasani, thotë se është ende herët për këtë qëndrim.

Televizioni ka tentuar të marrë edhe një qëndrim nga zyrtarë brenda LDK-së dhe AAK-së, mirëpo ata nuk kanë treguar se si do të veprojnë.

E deri sa t’i vie radha çështjes së Presidentes, Kurti deklaroi gjatë së dielës se fillimisht duhet të kalohet buxheti, si dhe të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën