TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Viti 2025 është cilësuar nga punëtorët si më i vështiri

Viti 2025 sipas punëtorëve të të gjitha sektorëve është njëri ndër vitet me të vështira sa i përket kërkesave dhe kushteve të tyre. Sfida të mëdha kanë pasur veçanërisht me pagat e ulëta, e mungesa e mbështetjes institucionale i ka bërë që protestat dhe grevat nga ta të jenë si opsion i parë.

by tëvë1
2 muaj ago
1 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

2025-ta, vlerësohet se ka qenë një nga vitet më të tensionuara për punëtorët në Kosovë.

Gjatë gjithë vitit, pakënaqësitë u shfaqën përmes protestave dhe kërkesave për paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

Nuk kanë qenë të pakta ato raste kur punëtorët kanë mbetur pa zgjidhje.

“I kam pesë vajza dhe dy djemë krejt i kom në fakultete me qitë rrogë i kom majtë qysh kom mujt’’, u shpreh një punëtor

“Në përditshmërinë tonë po ndikon negativisht për arsye se ne kemi familje, kemi studentë, na duhet mu ballafaqu me kredi, me kushtet ma elementare na po duhet mu ballafaqu’’, shprehet një tjetër punëtor.

Këto shqetësime u rikthyen fuqishëm edhe në mesin e dhjetorit, kur punëtorët e KEK-ut dolën në protestë  përsëri për rritjen e pagave.

‘’Këta bojnë hajgare me neve, se fëmijën e vet këta i kanë siguruar e për neve nuk kanë ndërgjegje, nuk kanë shpirt, se një njeri që ka shpirt, pak më ndryshe e respekton një bagerist që i jep dritë kësaj Kosove’’, thotë një tjetër punëtor.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, thotë se ky vit ka qenë ndër më të vështirët për punëtorët e korporatës.

“Ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme realisht që kohëve të fundit janë edhe pajisjet e stërvjetëruara dhe punëtori është gjithherë në sfidë të jashtëzakonshme, rreth 1 përqind e punëtorëve të KEK-ut vdesin pa u pensionu si rezultat i sëmundjeve profesionale dhe pagat janë të ulëta në krahasim me tregun e punës dhe inflacionit që ekziston në Kosovë, për arsye që ne kemi pasë paga shumë më të larta se në vitin 2018 duke marrë për bazë që këto paga janë mbet vetëm shifër e jo mjete”, Nexhat Lluminca- kryetar i sindikatës së re në KEK.

E Jusuf Azemi kryetari i sindikates te punëtoreve te sektorit privat i cili ka mbeshtetur cdo protest te tyre, thotë se viti 2025 ka qenë ndër më të rëndët për punëtorët e sektorit privat.

Duke përmendur këtu edhe humbjet e jetëve të shumta të punëtorëve.

“Realisht ka qenë një vit shumë i rëndë shumë i vështirë, po nisem nga ajo më e rënda që në këtë vit pra në vitin 2025 ne i kemi 32 punëtorë të cilët kanë humbur jetën e tyre çka është kjo një boomerang jashtë zakonisht i madh, për ne si sindikatë hala ma e rëndë është ajo sepse institucionet tona  shtetërore nuk e kanë bo as punën më të vogël lidhur me këtë, përkundrazi nëse flasim në përgjithësi ka qenë një vit me shumë protesta dhe shumë greva dikun 95 përqind të rasteve kemi përfitu ato që i kemi kërkuar por megjithatë jemi shumë larg nga ajo qka duhet të kemi”, Jusuf Azemi – kryetar i sindikatës të punëtorëve sektorit privat.

Në anën tjeter edhe Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës thotë se ky vit ka sjellë mungesë bashkëpunimi institucional dhe me pagë e inflacion që e kanë rënduar pozitën e punëtorëve.

“Ky vit ka qenë shumë i pa këndshëm sidomos për bashkimin e sindikatave të pavarura të Kosovës, nuk kemi pas institucione, nuk kemi pas mundësi që ta bëjmë këshillin politik evropian, nuk kemi pasë mundësi që të vazhdojmë kontraten e përgjithshme kolektive kto të cilat janë shumë të rëndësishme për të punësuarit në Kosovë, mandej inflacioni shumë i lartë, pagat shumë të ulëta për BSPK-në ky ka qenë viti më i vështirë që kemi kalu” Atdhe Hykolli, Kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Nga sindikatat e punëtorëve kërkohet që në vitin 2026 pagat dhe kushtet e punës të jenë ato të cilat ata i meritojnë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdekja e 55-vjeçarit, punëtori i KEK-ut dyshohet se u godit aksidentalisht

Vdekja e 55-vjeçarit, punëtori i KEK-ut dyshohet se u godit aksidentalisht

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për reforma demokratike dhe të drejtat e komuniteteve

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për reforma demokratike dhe të drejtat e komuniteteve

Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

AUV ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

AUV ndalon importimin e 1080 litrave vaj ulliri në Vërmicë

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Vdekja e 55-vjeçarit, punëtori i KEK-ut dyshohet se u godit aksidentalisht

Vdekja e 55-vjeçarit, punëtori i KEK-ut dyshohet se u godit aksidentalisht

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për reforma demokratike dhe të drejtat e komuniteteve

Kurti takon shefin e OSBE-së, flasin për reforma demokratike dhe të drejtat e komuniteteve

Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

Gashi takohet me Begajn, diskutojnë për vazhdim të bashkëpunimit

Gashi takohet me Begajn, diskutojnë për vazhdim të bashkëpunimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën