TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Familja në “Kodrën e Trimave” në kushte të rënda, kërkon ndihmën e bamirësve

Një familje treanëtarëshe në Prishtinë po kërkon ndihmën e bamirësve. Kryeshtëpiakja thotë se për shkak të shëndetit nuk janë në gjendje të punojnë.

by tëvë1
2 muaj ago
2 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Në lagjen Vranjefc të Prishtinës, një familje po jeton në kushte të rënda.

Fetije Delijaj, bashkë me bashkëshortin e saj të sëmurë dhe djalin 15-vjeçar, përballet çdo ditë me mungesë të ngrohjes, ushqimit dhe mjeteve bazë për jetesë.

Delijaj thotë se shtëpia në të cilën jetojnë është në gjendje të pabanueshme.

“Kushtet shumë shumë keq i kom po i shihni edhe vet s’kom çka me rrejt, shtekat krejt kërsasin, shpija llom është. Mas shumti po kom nevojë për dru, dru nuk kemi, gjithë ditën qetu rri ndër qebe shumë ftoftë, plaku atje pa zjerrm, aty pikë shporeti dhe është qa muri, shpija katastrofë është, shporetat kërsasin, maqina mu ka kall, bojleri mu ka kall, ka kursit, prom mendova që ma myti djalin qysh ka kërsit shumë”, thotë ajo.

Ajo shton se ushqimin dhe ngrohjen i sigurojnë kryesisht përmes ndihmave të rastësishme.

“Një gru mi ka jep do qymyr për një javë e po i vjen era s’po ma don eren se une jom e smut. Kushtet s’janë mirë hiq t’i kallëzoj edhe dollapat thatë jon mbet, djali po lyp me hongër mirë, nuk po han çka po ha une, une ha çka të gjoj, edhe do patate mi ka fal një njeri. Apet ma kabull rri pa hongër sesa pa dru, po ngrihem, po s’po kom ku mi marr paret mi ble se me i pas unë nuk dal n’kamerë as kërrkun, edhe burri i smut prej fryme, as nuk nin”, shprehet Fetije Delijaj.

55-vjeçarja thekson se për shkak të shëndetit as ajo e as bashkëshorti i saj nuk janë në gjendje të punojnë.

Ndërsa ndihma sociale thotë se nuk u mjafton për shpenzimet mujore dhe trajtimin mjekësor.

“Unë kërkon në punë nuk e kom, as djali në punë nuk është, as vet s’jom e zoja me punu. Smut jom prej epilepsie prej krejt qy deri në 4 ora unë s’muj me flejt unë qut jom, jom mbet pa kokrra, do të lukthit i kom e tani deri në 12 s’muj mu qu, kokrrat s’po kom me çka me i ble. 150 euro po i marr bërllok e rrymë po më shkojnë”, thotë ajo.

Delijaj ka vetëm një lutje për gjithë bamirësit, që t’i ndihmojnë në rregullimin e shtëpisë sa për t’i përballuar kushtet atmosferike.

Personat që duan të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin 049 – 556 – 470

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese

Nis seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese

Presidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me Prattipatin

Presidenca jep detaje nga takimi i Osmanit me Prattipatin

Seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese pritet të nis pas pak

Seanca për votimin e amendamenteve kushtetuese pritet të nis pas pak

Lushaku-Sadriu: Zgjedhja e presidentit në rrugë pa krye, drejt zgjedhjeve

Lushaku-Sadriu: Reformat kushtetuese kërkojnë kohë, s’bëhen me urgjencë

 Gruda: Procesi për ndryshimet kushtetuese për presidentin është jokushtetues

 Gruda: Procesi për ndryshimet kushtetuese për presidentin është jokushtetues

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën