Salla plenare e Kuvendit të Kosovës u mbush përplot pasditen e dy janarit.
Arsyeja kësaj radhe nuk ishin seancat plenare, por akademia përkujtimore me rastin e vdekjes së ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci.
Ish-kryeparlamentari vdiq një ditë më parë, ndërsa këtë të premte u përkujtua nga familjarë dhe figura institucionale.
Gjatë ceremonisë, vajza e tij, Majlinda tha se babai i saj pati një rol të jashtëzakonshëm në skenën politike të Kosovës.
“Babi ishte burështeti në kuptimin më fisnik të fjalës. Në një kohë ku Kosova po dilte nga lufta dhe shoqëria thellësisht e përçarë politikisht, ai mori mbi veti një barrë të rëndë historike, të ndërtonte ura aty ku kishte ndarje, të sillte dialog aty ku kishte mosbesim dhe të kultivonte maturi aty ku mbizotëronte tensioni. Ai luajti një rol të pazevendësushëm si unifikues i skenës politike duke u bë zë i arsyjes dhe përgjegjësisë në një moment ku vendi kishte nevojë më shumë se kurrë për udhëheqje të urtë dhe gjithëpërfshirëse”, deklaroi ajo.
Se roli i tij ishte i pazvëndesueshëm në ndërtimin e institucioneve e tha edhe e para e shtetit Vjosa Osmani.
“Nuk e shihte politikën si përplasje të përditshme, por si proces të ndërtimit të themeleve të shtetit me durim. Kontributi i tij në formimin e institucioneve të Kosovës ishte i qetë, por i thellë. La gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e mendimit shkencor”, deklaroi presidentja Osmani.
Ndërsa kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e kujtoi si një shembull të drejtimit të debatit parlamentar me maturi dhe qetësi.
“Në dekadën e parë të periudhës së çlirimit të Kosovës, Nexhat Daci kishte qenë deputet i zgjedhur i këtij Kuvendi si dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës dy herë, mes viteve 2000-2004 dhe 2004-2006. Në Kosovën që sapo ishte çliruar më 1999, kur po viheshin themelet e një rendi të ri politik e vleror drejt demokracisë e mirëqeverisjes, dhe ku më së pari po ndryshonin rregullat e të folurit në publik, Nexhat Daci e pati për detyrë ta drejtonte diskutimin në Kuvendin e Kosovës nga pozita e kryetarit. Me maturi dhe qetësinë e tij, ai dha shembull se si duhet të kuvenduar në këtë kuvendi dhe si duhej zhvilluar beteja politike nga foltorja dhe ulëset e këtij Kuvendi”, deklaroi ai.
Ndërkaq, kryeparalamentari Dimal Basha, e cilësoi si një intelektual shembullor, që i bashkonte dijen, urtësinë dhe përgjegjësinë publike.
“Nexhat Daci e ndërtoi jetën e tij mbi themelet e palëkundura, me dije të thellë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për interesat e popullit që ai i takonte. Ai ishte shembulli i intelektualit që e kuptoi arsimin dhe shkencen, jo vetëm si profesion, po mjet thelbësor të empacipimit tonë shoqëror. Me titullin doktor shkence të fituar vetëm në moshen 29 vjeçare, si studiues i përhershëm dhe akademik i shquar Nexhat Daci ishte njëri ndër themelust e standarteve më të larta universitare dhe shkencore në Republiken tonë”.
Pas kësaj ceremonie, familjarë, figura shtetërore e shumë qytetarë iu drejtuan varrezave të qytetit ku dhe iu dha lamtumira e fundit Dacit.
Akademik Nexhat Daci ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në tri legjislatura, e në dy prej tyre, në periudhën 2000 – 2006, edhe kryetar.
Kronikë e realizuar nga gazetarja Adea Mustafaj.






