Me nderime shtetërore është varrosur në Prishtinë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci.
Në ceremoninë varrimit mori pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe personalitetet të tjera.
Daci vdiq të enjten në moshën 81- vjeçare.
Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot u mbajtën homazhe në nderim të tij, si dhe një Akademi Përkujtimore, ku vlerësua kontributi i Dacit.
Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.








