TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Pagat e ulëta dhe kushtet e vështira të punës i nxorën punëtorët e sektorëve të ndryshëm në protesta gjatë gjithë vitit 2025. Nga shërbimet publike te sektori privat, kërkesa kryesore mbeti e njëjtë: paga dinjitoze dhe respektim i të drejtave të punëtorëve.

by tëvë1
3 orë ago
1 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

Pankarta në duart e punëtorëve që kërkojnë paga më të mira, u panë disa herë mbrenda vitit 2025.

Këto protesta u organizuan nga sektorë të të ndryshme, si reagim ndaj pagave të ulta, vonesave të rrogave dhe rritjes së kostos së jetesës.

Të drejtat punëtorët i kërkuan edhe në Ditën e tyre.

Madje edhe për 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, sindikata e pavarur e sektorit privat organizoj një protestë.

Ku si një ndër kërkesat kryesore kishin ngritjen e pagave.

“Kërkesa kryesore e kësaj proteste është ngritja e pagave duke marrë parasysh inflacionin që ka ndodh kohëve të fundit pra rritjen e çmimit të energjisë elektrike.”
E po në këtë muaj, me 19 maj, për të njejtën çështje mbajtën protestë edhe punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave, “Pastrimi”.

Greve e cila zgjati javë të tëra, e ku punëtorët ngren tenda para oborrit të Komunës së Prishtinës.

“Kam babën e sëmurë, vëllanë e sëmurë nuk është në rregull kjo punë. Duhet me bo zgjidhje se këta janë hajna janë të korruptuar këta”

“Pasha zotin, në gjendje jem me kall, kemi me kall bindu çka po them, kemi me kall për gjalli se me lujt me fëmijë të mijë jo, e me asnjë fëmijë të asnjërit s’ka me lujt”

“Unë i bëra 42 vite këtu, kësi menaxhimi të dobët nuk kemi pas ne, është kanë kohë lufte kemi punuar, është kanë pandemi kemi punuar pa asnjë cent 24 orë, është kanë masë e dhunshme kemi punuar nonstop. Kurrë se kemi pas kësi menaxhimi që me dal me qëndrua para Komunës e me qëndruar në rrugë”

Në qershor, për të kërkuar kushte më të mira protestuan edhe punëtorët e “Trainkosit” e “Infrakosit”.

Në shejnë të protestës për një orë, treni në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë ndaloi së funksionuari.

“Kërkesat tona janë të thjeshta, në kërkojmë ngritjen e pagës për punëtorët e ‘Trainkosit’.U bë që 15 që nuk është ngritur paga, ju po e kuptoni inflacioni sa ka shkuar në përmasa shqetësuese dhe për punëtorët e ‘Trainkos’ e ‘Infrakos’, u bë një brengë e madhe puna e pagave (të ulëta)”

E me 11 korrik punëtorët e sigurimit fizik në QKUK, qëndruan para Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, por jo për të qenë në krye të detyrës por për të kërkuar rikthimin në punë dhe kushte më të dinjitetshme pune.

Kjo pas ndërprerjes së kontratave nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nga e cila 280 familja rrezikuan të mbesin pa të ardhura.

“I kam pesë vajza dhe dy djemë krejt i kom në fakultete me qitë rrogë i kom majtë qysh kom mujt, jom prej fshtatit Llodrovc Komuna e Malishevës jetoj në Fushë Kosovë”

“Krejt punëtorëve të sigurimit ia kanë ndalë rrymen se pa pagesë ku me marr me pagu rrymen 70,80,100 euro. Me rrymë e ki ujin, bukën krejt shpenzimet i ki. Rrymen e kanë nalë, këta rrymën e kanë pagu prej neve, ktyne sju nalet rryma se e kanë pagu prej neve.”

Protesta zgjati katër muaj dhe përfundoi me rikthimin e 280 punëtorëve në vendet e tyre të punës.

Ndërsa muaji gusht i gjeti në protestë edhe punëtorët e KOSTT-it, të cilët protestuan para ndërtesës së kësaj kompanie duke kërkuar rritje të pagave.

Ata theksuan se kontributi i tyre në sistemin energjetik është i madh, ndërsa kushtet ekonomike po përkeqësohen.

“Në përditshmërinë tonë po ndikon negativisht për arsye se ne kemi familje, kemi studentë, na duhet mu ballafaqu me kredi, me kushtet ma elementare na po duhet mu ballafaqu. Me kredi se nuk po ia dalim, udhëtimin e kemi të veçantë, as nuk na paguhet udhëtimi as asgjë tjetër”

“Neve janë tu na malltretu, a pe sheh çfarë vape me ardh prej Peje, Gjakove, Prizreni. Na po duhet në 7 ora mu nis me ardh këtu”

Me 9 shtator protestë u organizua nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, të cilët kërkuan trajtim të barabartë me punonjësit e sektorit publik
“Edhe vullnetin e punës po ta humbin se nuk e kemi rrogën ne 1000 euro , por 400 euro me ndalesa 370 euro i marrim e edhe për këto me na nxjerr telashe veç në Kosovë ekziston kjo se tjetër ku nuk di që ka ne Evropë dikush telashe ma pagë të vet”

Për mos ekzekutim të pagave, në tetor punëtorët e sigurimit fizik të Komunës së Prishtinës kanë mbajtur protestuar para objektit komunal.

“Qe dy muaj po na i vonojnë kështu rrogat, plus na i shkelin të drejtat tona orët shtesë, orët e natës, orët e festave shtetërore, asgjë nuk paguajnë vetëm rrogën minimale, por këtu mjerim është te na. Aq shumë duhet me protestë për pagë sa që me trazuar edhe Komunën.”

Probleme me paga pati edhe televizioni publik, RTK, për këtë arsyje në nentor ata mbajtën greva dhe protestuan për disa javë radhëzi.

“Edhe sot, kur kalendari shënon datën 10, ne punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës, ende nuk i kemi marrë pagat për muajin tetor. Kjo është hera e dytë që punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës, mbi 700 punëtorë, përballen me një situatë të tillë, dhe kjo situatë po ndodh në një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme e të ngarkuar për punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës”
“Po hyjmë në muajin e dytë pa asnjë sinjal nga askush. Andaj injorimi i kërkesave tona na kanë sjellë deri këtu. Na kanë injoruar kërkesat si sindikatë, kemi bërë thirrje më herët në Kuvend, meqë u shpërbë Kuvendi, tani po bëjmë thirrje te Qeveria. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti të ndërmerr veprime menjeherë ligjore”

Në nëntor, protestuan edhe punëtorët e Trafikut Urban në kryeqytet, të cilët bllokuan rrugët për të kërkuan alokimin e mjeteve të tyre.

Ndërprerja e punës zgjati më shumë se një javë, përderisa, qytetarët e Prishtinës mbeten pa trafik urban.

E muajin e 12-të, Sindikata e Re e punëtorëve të KEK-ut protestuan para zyrave të KEK-ut duke kërkuar rritjete pagave, dhe rrogën e 13-të.

“Këta bojnë hajgare me neve, se fëmijën e vet këta i kanë siguruar e për neve nuk kanë ndërgjegje, nuk kanë shpirt, se një njeri që ka shpirt, pak më ndryshe e respekton një bagerist që i jep dritë kësaj Kosove. Puna është e rrezikshme, ne jemi në rrezik çdo minutë e në çdo sekondë. Ne punojmë mbi rrymë, bageri punon me rrymë, po në bazë të kushteve që i kemi ne nuk paguhemi me rroga minimale”

“Shumë herë mbrëmje shohim analistë dhe njerëz të caktuar nga partitë politike. Nuk dua me u marrë me asnjë hiç. Flasin në emër të KEK-ut e nuk e dinë bazën elementare çka është miniera dhe ekskavatori, nuk e dinë as çka është turbina e as gjeneratori. Nuk e dinë as rrjetin sa e përballon energjinë elektrike, shumë herë flasin në emër tonin, të klasës punëtore. Marrë duhet me ju ardh”

Në mbështetje, të kësaj proteste dolën edhe nga sindikata e KOSTT-it.

Rikujtojmë që me 31 tetor qeveria në detyrë ka miratuar Projektbuxhetin 4 miliardësh për 2026, e cila parashihte pagë të 13-të, rritje të pagës minimale, rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijët.

Ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati njoftoi se rritja do të bëhet në dy faza, ku nga janari i viti 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkohë nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro.

Ndërsa pensionet të rriten nga 120 në 150 euro, shtesat e fëmijëve që ishin 20 të bëhen 30 euro, kurse shtesa që ishte 30 euro të bëhet 45 euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Vit i ri, dialog i vjetër

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Opozitarët konsiderojnë dorëheqjen e përmendin reformat pas rezultatit në zgjedhje

Mbi 80% e votave të numëruara, votat për liderët e partive

Xhaka me shokët ndalin Cityn

Xhaka me shokët ndalin Cityn

Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Vit i ri, dialog i vjetër

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Gaza gjatë vitit 2025: Nga uria dhe gjenocidi drejt një paqeje të brishtë

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën