TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

‘Presioni mbi Specialen’, pesë protesta gjatë një viti në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

by teve1
3 orë ago
0
A A
‘Presioni mbi Specialen’, pesë protesta gjatë një viti në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg e Shkup u ngrit zëri i shqiptarëve për drejtësi.

Shqiptarë nga të gjitha trevat u mblodhën në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta e parë u organizua në Prishtinë nga kategoritë e dala nga lufta.

Një muaj më pas, shqiptarë nga e gjithë bota protestuan në qytetin holandez, në Hagë, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale.

Atje u protestua një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretar i shtetit amerikan, James Rubin.

Diplomati amerikan dëshmoi para trupit gjykues për procesin e Rambujesë, ku ndër tjera ka thënë se Hashim Thaçi nuk kishte rol udhëheqës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, ai ka thënë se UÇK nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese. Dëshmia e tij u vlerësua si një nga më të rëndësishmet në këtë proces.

Edhe në Tiranë, zëri i shqiptarëve jehoi “Drejtësi për Çlirimtarët”.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së para Asamblesë së Këshillit të Evropës dorëzoi 285 letra, për të shprehur shqetësimin lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.

Në fund të vitit, shqiptarët protestuan edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me të njëjtën kërkesë për drejtësi.

Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) thotë se gjithë këto protesta kanë pasur për qëllim sensibilizimin e opinionit publik dhe ndërkombëtar për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë.

“Pesë protesta, me një buxhet që organizatat e veteranëve të luftës, zero buxhet, do të thotë, prej ardhjes në pushtet të qeverisë Kurti. Me vështirësi të mëdha, kemi arritur me i organizuar këto pesë protesta, qysh e dini edhe ju. Njërën në Kosovë, tjetrën në Den Haag, tjetrën në Tiranë, Strasburg e kështu me radhë, e fundit në Maqedoni. Mendojmë që e kemi ngritë qytetarin, i kemi treguar qytetarit tonë se çka po ndodh atje, sepse duke pasur parasysh faktin se Gjykata Speciale nuk i ka dhënë shumë dritë gjithë procesit atje. Ka qenë tepër e rezervuar me publikun, me shqiptarët, me ato seanca të mbyllura, me ato padrejtësi që ndodhin kohë pas kohe, me gjasë qytetarët nuk kanë mujt me e ditë krejt çka po ndodh atje. Kjo thirrje e jona për qytetarët që me dalë, me u mobilizu e me u sensibilizu për ato që po ndodhin në Gjykatën Speciale, besoj që ka qenë e arritur tepër e madhe edhe besoj që e kemi bërë punën ashtu siç është më së miri, gjithmonë duke pasur parasysh kapacitetet e organizatës së veteranëve të luftës”, deklaron ai.

Syla ka theksuar se paralelisht me protestat, OVL e UÇK-së ka vepruar edhe në rrafshin diplomatik, përmes takimeve me personalitete dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

“Neve asnjëherë nuk kërkojmë që të ndërhyjmë në drejtësi, apo të pengojmë drejtësinë, ne kërkojmë vetëm drejtësi. Krejt çka kërkojmë ne është një monitorim i ndonjë instituti të pavarur ndërkombëtar, ose qoftë ndonjë mekanizmi që do të nxirrte Këshilli i Evropës, Asambleja e Këshillit të Evropës, ku edhe e mori dritën jeshile themelimi i Gjykatës Speciale, ose qoftë çfarëdo mekanizmi qoftë ai i pavarur. Vetëm monitorim të punës së Gjykatës Speciale, çfarë ka ndodhur prej atëherë deri më sot. Nëse do të ndodhë një monitorim i mirëfilltë i kësaj gjykate, i punës së gjykatës deri në këto kohë pra, deri në përfundim të procesit, ne jemi të bindur që bashkëluftëtarët tanë do të kthehen të pafajshëm në shtëpitë e tyre. Prandaj, në qoftë se nuk do të ketë monitorim të punës të asaj çka ka ndodhur deri më sot në Gjykatën Speciale, i druhem faktit që do të kemi vendim negativ ose do t’i përcjellë fati edhe bashkëluftëtarët tanë që janë në proces, do t’i përcjellë fati i dy bashkëluftëtarëve tonë që janë veç të dënuar atje”, shton ai.

Në dy prej këtyre organizimeve ishte e pranishme edhe Nevenka Tromp, e cila punoi për shumë vjet në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavi, ishte prezente në dy prej pesë organizimeve.

Ajo për KosovaPress thotë se nuk është e zakonshme që qytetarët të interesohen për çështje penale.

“Nuk është shumë e zakonshme që njerëzit të interesohen për çështje penale, sigurisht jo në numra të mëdhenj. Nëse do të flisnim për protesta, nuk do të isha dakord me këtë përkufizim; këto ishin ngjarje publike për të rritur ndërgjegjësimin mbi atë që po ndodhte në Hagë dhe në gjykatë përmes këtyre proceseve. Një nga arsyet pse pranova me kënaqësi ftesat në gusht dhe tetor të kaluar ishte se njerëzit nga Kosova erdhën për të shprehur shqetësimin e tyre mbi funksionimin e Dhomave Speciale të Kosovës dhe ndikimin që mund të kenë mbi të akuzuarit, por edhe mbi Kosovën dhe luftën e saj për çlirim. Kurdo që një gjyq penal, veçanërisht për krime politike dhe mizori masive, ka elemente që shpesh neglizhohen publikisht, duhet të merret parasysh interesi publik i gjyqit që po vjen. Pra, çfarë është interesi publik? Për shembull, nëse akuzon dhe gjykon presidentin aktual të një shteti, a kontribuon ky veprim për drejtësinë dhe stabilitetin, apo ky veprim vetë mund të çojë në trazira publike, dhunë në rrugë dhe destabilizim më shumë sesa do të ndodhte nëse lihej pas dore. Ky interes publik është gjithashtu arsye pse disa njerëz shumë të lartë nuk u akuzuan për gjithë periudhën e konflikteve në Jugosllavi nga 1991 deri në 1999. Ky interes publik është mjaft i rëndësishëm”, deklaron ajo.

Fatmir Koci, i cili ka qenë përfaqësues i Këshillit të Protestës për Evropë pret se gjatë këtij viti të lirohen ish-krerët e UÇK-së.

“Një vendim të drejtë, të paanshëm, jo-politik dhe po besojmë shumë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe në pastërtinë e luftës tonë, dhe shpresojmë dhe presim që liderët tanë sa më shpejt të kthehen pranë familjeve të tyre në shtetin e tyre, ku shumë sakrifikuan si në luftën për çlirimin e Kosovës, po ashtu edhe në shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës…E vetmja mundësi e jona si OVL e UÇK-së ka qenë kjo, sepse ne faktikisht jemi duke i parë çdo ditë politika ditore ku, e them fatkeqësisht, shteti i Kosovës, Qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës janë marrë shumë pak ose hiç me rreth kësaj çështje, edhe përkundër asaj që deklarojnë që kemi dhënë fonde të mjaftueshme për gjykatën”, përfundon ai.

Rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit pritet të përfundojë gjatë këtij viti.

Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Në prill të vitit 2023 ka nisur procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me përgjegjësi për krime të pretenduara të luftës, pati sjell në gjykatore rreth 125 dëshmitarë, ndërkaq është mbështetur në mbi 100 dëshmi me shkrim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Subvencionimi i librave – MAShT tregon si të aplikojnë prindërit jashtë Kosovës

Ministria e Arsimit: Akademik Nexhat Daci do të mbahet mend për kontributin e tij

IHK: Vërbicë e Zhegocit në -15°C, temperatura më e ulët e ditës në vend

IHK: Vërbicë e Zhegocit në -15°C, temperatura më e ulët e ditës në vend

​Merdara e Bërnjaku të mbyllura, Jarinja e bllokuar për qytetarët me dokumente të Kosovës

Mërgimtarët kalojnë pa pritje për të dalë nga Kosova në pikat kufitare

KQZ: Mbi 7 mijë mërgimtarë votuan deri në orën 13:00

Rifillon numërimi i votave në 11 komunat, KQZ jep detaje

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Joshua del nga spitali pas aksidentit

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

Lajm i mirë për Milan

Maignan afër rinovimit të kontratës me Milanin

Lewandowski pranon t’i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Chicago Fire pas Lewandowskit

Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet t’i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Media italiane çudit për Edon Zhegrovën, kështu e sheh

Mourinho e do yllin e Chelseat te Roma

Mourinho futet në listë te Chelsea

Subvencionimi i librave – MAShT tregon si të aplikojnë prindërit jashtë Kosovës

Ministria e Arsimit: Akademik Nexhat Daci do të mbahet mend për kontributin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën