TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama kërkon koalicion të gjerë lokal: Projektet e Prishtinës kërkojnë bashkëpunim

by teve1
4 orë ago
3
A A
Rama kërkon koalicion të gjerë lokal: Projektet e Prishtinës kërkojnë bashkëpunim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar publikisht Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-në, AAK-në dhe Lidhjen e Prishtinës për krijimin e një koalicioni të gjerë në nivel lokal, duke thënë se kryeqyteti ka projekte të gatshme dhe ka nevojë për bashkëpunim përballë sfidave të mëdha.

Rama ka theksuar nevojën për bashkëpunim mes partive në nivel lokal në mënyrë që të çojnë përpara projektet. Vëmendje të veçantë i kushtoi nevojës për Policinë e kryeqytetit.

“Unë kam kërkuar publikisht po them që të bëjmë një koalicion të gjerë edhe këtu e ftoj edhe Lëvizjen Vetëvendosje, edhe Partinë Demokratike të Kosovës, edhe AAK-në, edhe Lidhjen e Prishtinës edhe të gjithë, sepse kemi një periudhë kohore katërvjeçare ku kemi sfida të mëdha që të përgatitemi për lojërat mesdhetare edhe mundemi po them me bërë shumë punë të mëdha. Kemi vizion, kemi mision, të gjitha projektet i kemi të gatshme, vetëm na duhet një koordinim i mirëfilltë, një bashkëpunim i mirëfilltë për me lulëzuar kryeqytetin. E nuk kam dyshim që do të mrijmë ta bëjmë një koalicion të gjerë. Nuk kemi bërë diskutime për detale”, ka thënë Rama në një intervistb për KosovaPress.

2025-ta sipas Ramës ishte vit sfidues me bllokada nga niveli qendror për projekte dhe buxhet.

Një nga sfidat kryesore, sipas tij, ka qenë menaxhimi i projekteve infrastrukturore, sidomos ato që lidhen me zhvillimin e urbanizmit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Ndërkohë, për unazën e jashtme të kryeqytetit, Rama tha se duhet të zhbllokohet sa më shpejt pasi që ndihmon edhe për lojërat mesdhetare të 2030.

“Ka qenë një vit sfidues, kemi pasur bllokada të ndryshme, përkundër faktit që kemi pasur bllokada të projekteve, po ashtu të gjithë buxhetit. Mirëpo në fund, për fat të mirë, e kemi zhbllokuar buxhetin edhe kemi mundur me i kryer të gjitha obligimet tona financiare ndaj operatorëve.. Unaza e brendshme tashmë ka përfunduar dhe do të futet në përdorim këto ditët me radhë. Ndërsa unaza e jashtme duhet të fillojë sa më shpejt sepse e dimë që i kemi lojërat mesdhetare të vitit 2030, për të cilat duhet të bëhemi gati. Projekti më madhor i kryeqytetit është unaza e kryeqytetit. E dini që e kemi projektin gati tash e katër vite, po ka qenë edhe ai i bllokuar nga qeveria. Kemi pasur edhe kryeministrin që ka dhënë deklarata vetë që duhet ta zhbllokojmë procesin, duhet të fillojë brenda dy- tre muajsh që ta ndërtojmë unazën”, ka thënë Rama.

Një tjetër projekt i madh që është përmendur nga Rama, pas përfundimit të sheshit George Bush është ndërtimi i sheshit deri tek rrethi me flamur që do të lidhen me xhaminë e madhe që është në ndërtim. Ky projekt, sipas kryetarit Rama, ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit, krijimin e hapësirave publike të sigurta dhe promovimin e aktiviteteve kulturore dhe sociale për të gjitha grupmoshat.

Sheshi George Bush që ka qenë i premtuar se do të përfundoj në nëntor të 2025, Rama ka thënë se ende është i bllokuar procesi dhe shpreson se mund të përfundojë brenda 12 muajsh nëse zhbllokohet brenda një muaji.

“Atë e kemi në plan dhe atë do ta vazhdojmë. Kjo është një proces i zhbllokimit të trafikut në kryeqytet, i përmirësimit të cilësisë së ajrit, i përmirësimit të jetës së njerëzve në kryeqytet, pra i krijimit të hapësirave publike që kërkojnë më shumë siguri edhe një krijimi të një teatri publik i ndërlidhur me ekspozita, gastronomi, muze, hapësira publike për të gjitha demografitë, prej fëmijëve deri tek të moshuarit. Sapo të përfundojë sheshi George Bush do të fillojmë edhe me fazën e dytë deri tek posta atje, deri tek xhamia e madhe tash që ndërtohet, sepse edhe kur të përfundon xhamia e madhe, ka me qenë një fluks i madh i qytetarëve jo vetëm nga Prishtina po nga e gjithë Kosova edhe i duhet patjetër që të ketë një vendosje të mirëfilltë urbane, në kontekst urban që kjo ndërlidhet edhe me sheshin të cilin e kemi propozuar… Nëse zhbllokohen proceset që unë jam shumë optimist që do t’i zhbllokojmë për ndoshta as për brenda dy- tre javësh apo një muaji, uroj që kjo të ndodhë. Atëherë, sheshi mundet me përfundu brenda 12 muajsh”, ka shtuar ai.

E për Spitalin e Prishtinës, që ka pasur të përfundojë në vitin 2023, Rama ka thënë se edhe pse kanë siguruar fonde prej 75 milionë euro nga qeveria e shtetit të Katarit, Ministria e Punëve të Brendshme nuk e ka dorëzuar projektin për të marrë këto fonde.

“E kemi parcelën e ndarë, e kemi projektin e përfunduar të cilin tash është nën menaxhim të Ministrisë të Punëve të Brendshme. Ne kemi kërkuar që të na japin këtë projekt sepse ne vetë kemi punuar me ekipet përkundër faktit që nuk ka qenë në menaxhim tonin, por në menaxhim të Ministrisë së Administratës e cila ka kaluar pastaj, se është një projekt prej vitit 2019, i cili ka mbetur në sirtarë si fizibilitet. Ne e kemi zhvilluar deri në arkitekturë detale edhe po ashtu kemi siguruar fonde nga qeveria e shtetit të Katarit, mirëpo ja që është refuzuar, domethënë nuk na e kanë dorëzuar projektin për me e dërguar atje që t’i marrim fondet, ende e kemi këtë mundësi… Puro politike, domethënë 75 milionë të cilët janë destinuar, se janë premtuar nga shteti i Katarit, kishin me qenë pare falë, grant. Po ja që ministri i kësaj ministrie ka vendosur që mos na e jep këtë projekt, mos ta dorëzojë projektin”, ka thënë Rama.

Një tjetër sektor ku Komuna e Prishtinës, sipas Ramës ka investuar shumë gjatë vitit 2025, është arsimi dhe kujdesi për fëmijët.

Rama ka theksuar se janë ndërtuar shkolla dhe çerdhe të reja, ndërkohë që ka vazhduar mbështetja për familjet me të ardhura të ulëta, përmes subvencioneve për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private.

“Ne kemi ndërtuar faktikisht katër çerdhe, kemi ndërtuar tre shkolla, tash i kemi po them në ndërtim e sipër edhe shtatë të tjera plus pesë shtesë. Pra ne vetëm se kemi ndërtuar një numër të madh të shkollave dhe çerdheve, më shumë se kurrë më parë. Nëse i bën bashkë më shumë se qeveria në të gjithë shtetin faktikisht. Janë tash edhe në proces e sipër edhe në bazë të planit zhvillimor komunal e kemi përcaktuar që 3.5 për qind të secilit zhvillim në kryeqytet i kthehen komunës për komunitet. Ne kemi edhe programin tjetër ku i kemi subvencionuar familjet të cilat kanë marrë 500 euro në muaj apo më pak, me subvencion 70 euro në muaj për fëmijët e tyre për me i çuar edhe nëpër çerdhe private nëse nuk munden me i çuar nëpër çerdhe publike”, është shprehur Rama.

Rama ka theksuar se për të siguruar një menaxhim më të mirë të sigurisë dhe një përgjigje më të shpejtë ndaj situatave emergjente, Prishtina ka nevojë për një forcë policore të pavarur, që do të menaxhohet direkt nga Komuna.

“Policia e Kryeqytetit është edhe sfida tjetër me radhë, e cila është ka qenë e bllokuar prej Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pra kryeqytetit i duhet Policia e Kryeqytetit, i duhet direktivat e drejtpërdrejta prej kryetarit të kryeqytetit. Kjo nuk është pranuar, as nuk është lejuar prej Ministrisë së Punëve të Brendshme. Tash që përgatitemi për lojërat mesdhetare 2030, ne patjetër duhet ta kemi Policinë e Kryeqytetit”, ka thënë ai.

Rama ka folur edhe për trafikun urban të Prishtinës që do t’i shtohen edhe 100 autobusë të rijnë dhe dy tramvajë elektrikë që do të lidhin Fushë Kosovën me lagjen Bregu i Diellit deri në qershor të vitit 2026.

Kryetari i Prishtinës ka përmendur edhe TRIP-in, trafikun e ri të Prishtinës që ka ndërlidhur trafikun urban publik me sektorin privat me një biletë të ndërlidhur, ndërkohë do të shtohet edhe TRIM-i transporti i ri metropolitan që do të ndërlidhë komunat përreth si Obiliqin, Fushë Kosovën, Podujevën, Lipjanin, Graçanicën dhe Drenasin.

Për vitin 2026, Komuna e Prishtinës ka planifikuar një buxhet prej 151 milionë eurosh, që do të përdoret për projekte të rëndësishme, përfshirë ndërtimin e stadiumit të ri dhe arenës multifunksionale, si dhe përgatitjet për Lojërat Olimpike të vitit 2030. Ky investim ka për qëllim modernizimin e infrastrukturës dhe ngritjen e nivelit të jetesës për qytetarët e Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Subvencionimi i librave – MAShT tregon si të aplikojnë prindërit jashtë Kosovës

Ministria e Arsimit: Akademik Nexhat Daci do të mbahet mend për kontributin e tij

IHK: Vërbicë e Zhegocit në -15°C, temperatura më e ulët e ditës në vend

IHK: Vërbicë e Zhegocit në -15°C, temperatura më e ulët e ditës në vend

​Merdara e Bërnjaku të mbyllura, Jarinja e bllokuar për qytetarët me dokumente të Kosovës

Mërgimtarët kalojnë pa pritje për të dalë nga Kosova në pikat kufitare

KQZ: Mbi 7 mijë mërgimtarë votuan deri në orën 13:00

Rifillon numërimi i votave në 11 komunat, KQZ jep detaje

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Joshua del nga spitali pas aksidentit

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

Lajm i mirë për Milan

Maignan afër rinovimit të kontratës me Milanin

Lewandowski pranon t’i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Chicago Fire pas Lewandowskit

Zhegrova fiton zemrat e tifozëve bardhezinj, Tudor pritet t’i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Media italiane çudit për Edon Zhegrovën, kështu e sheh

Mourinho e do yllin e Chelseat te Roma

Mourinho futet në listë te Chelsea

Subvencionimi i librave – MAShT tregon si të aplikojnë prindërit jashtë Kosovës

Ministria e Arsimit: Akademik Nexhat Daci do të mbahet mend për kontributin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën