Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se numërimi i votave, i cili u ndërpre të mërkurën, do të vazhdojë sot nga ora 16:00.
Sipas KQZ-së, procesi i numërimit do të rifillojë në 11 komuna, ku ai nuk u përfundua më herët.
Komunat ku numërimi ka mbetur i papërfunduar janë: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë.







