TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krejt çka ndodhi në sektorin e shëndetësisë përgjatë 365 ditëve

Çështja e pagave, kushteve të punës, mungesa e barnave nga lista esenciale, ishin problem që karakterizuan edhe vitin 2025. Ndonëse pati disa investime në klinikat e QKUK-së, këto po shihen si  investime kozmetike  nga Shoqata e Pacientëve. Për këtë kërkohet reformë në sektorin e shëndetësisë

by Doresa Geci
3 orë ago
1 0
A A

Në muajin e fundit të vitit 2025 u përuruan pajisjet e reja në Klinikën e  Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Investimi 2.7 milionë euro me qëllim që të jepen shërbime me të avancuara në këtë klinikë u proklamua nga Qeveria në detyre.

Por jo vetëm këto,  gjatë këtij viti u përuruan edhe shumë investime të tjera.

Megjithatë, këto  investime sipas  Shoqatës  së Pacientëve nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të madh.

“Ka pas disa ndryshme nëpër klinika, nëpër spitale por këto nuk e bëjnë ndryshimin e madh, që pacienti mu trajtu në mënyrë të dinjitetshme. Kosova ka nevojë me ndërru një reformë, nuk ka nevojë me ndërru një tavolinë apo dritare… nuk kemi pas ndryshimeve të ligjeve të cilat shkojnë për shtati, nuk kemi ende sistem të sigurimeve shëndetësore, nuk kemi ende sistem të informimit shëndetësor, që garanton një transparencë edhe garanton me pa se cila është gjendja e pacientëve në terren nuk kemi ende mjek familjar të përzgjedhur”, thotë Besim Kodra – kryetar i shoqatës së pacientëve.

Pacientët sipas kryetarit të kësaj shoqate, vazhdojnë të blejnë barnat të cilat gjendet në listën e barnave esenciale e gjithashtu listat e pritjeve vazhdojnë të jenë të gjata.

Por jo vetëm për pacientët, ky vit ka qenë sfidues edhe për stafin mjekësor.

Mungesa e kushteve të punës vazhdon të jetë problem i pazgjidhur edhe gjatë këtij viti.

“Punëtorët shëndetësor vazhdojnë të punojnë në kushte jo të mira, në kushte të pasigurta, të punës, ju e din se çdo ditë kemi pa siguri edhe në vendin e punës,kemi edhe raste të kanosjes, ndoshta edhe të dhunës fizike, gjatë trajtimi që është duke iu bërë, pacientëve dhe kështu ky shqetësim po përcillet ndërvite”, shprehet Tëvdie Imeri nga FSSHK.

Në kërkim të kushteve më të mira të punës, sipas Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, rreth 90 mjekë kanë lëshuar Kosovën gjatë vitit 2025.

E jo vetëm mjekët , në vitin 2025, 192  infermierë e kanë braktisur vendin për shkak të pakënaqësive.

“Largimi i punëtorëve shëndetësor tashmë është evident dhe punëtorët shëndetësor, infermierët po largohen çdo ditë e më tepër nga vendi, për ta ushtruar profesionin e tyre në vendin e rajonit edhe të Evropës. Sigurisht që përveç largimit të infermierëve sfidë mbetet edhe pagat e ulëta, dallime sa i përket pagesave të ndërrimit të natës me stafin tjetër shëndetësor , ngarkesa e madhe në punë dhe papunësi e madhe e infermierëve të sapo dalë nga sistemi shkollo”, thotë Nexhmije Gori-kryetare e odës së infermierëve.

Prandaj nga Oda e Infermierëve, Mamive e profesionistëve  shëndetësor kërkojnë reforma në shëndetësor.

“Nëse duam reforma, duhet paga me dinjitoze, infermierët janë shtylla kryesor e sistemit shëndetësor. Motivim me i madh në punë, pagesa më të lara për ndërrimet e natës e sigurisht edhe për fundjavat”, shprehet Gori.

Edhe nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, kërkojnë që shëndetësia të bëhet prioritet për cilëndo pari që vije në pushtet.

“Po shpresoj që në vitin 2026, shëndetësia të jetë prioritet, edhe pse  shpeshherë nëpër strategjitë apo projektet e partive politike që garojnë për parlament  ose për ta bërë Qeverinë, ekziston si prioritet shëndetësia megjithatë në praktikë nuk ka qenë prioritet asnjëherë”, thotë Tëvdie Imeri nga kjo sindikatë.

Pritje që të bëhen ndryshime kanë edhe nga Shoqata e Pacientëve.

“Në vitin 2026 pres një reformë strukturore, jo kozmetike, e para është me fillu përgatitjet për sigurime shëndetësore, një sistem informativ shëndetësor.  Ajo se çfarë i kisha thanë çdo qytetarit mos me prit se tash janë edhe zgjedhjet,  sigurimet nuk bëhen për një vit e as për mandat, versioni më i mirë kishte qenë një 4-5 vjet përgatitje që me pas sigurime shëndetësore mirëfilli”, thotë Kodra.

Nga ky vit poashtu ka filluar të zbatohet edhe ligji për unifikimin e çmimeve të barnave, i cili u kritikua nga farmacistët në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një grua dyshohet se u dhunua brenda një moteli nga dy persona në Fushë-Kosovë

Një grua dyshohet se u dhunua brenda një moteli nga dy persona në Fushë-Kosovë

Behrami ngushëllon familjen Daci pas vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit

Behrami ngushëllon familjen Daci pas vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit

Mbi 74% e votave të numëruara, procesi vazhdon sot në 11 komuna

Mbi 74% e votave të numëruara, procesi vazhdon sot në 11 komuna

Vdes ish-kryeparlamentari, Nexhat Daci

Vdes ish-kryeparlamentari, Nexhat Daci

Zohran Mamdani, 34 vjeç, udhëheq Nju Jorkun pas betimit mbi Kuranin

Zohran Mamdani, 34 vjeç, udhëheq Nju Jorkun pas betimit mbi Kuranin

Një grua dyshohet se u dhunua brenda një moteli nga dy persona në Fushë-Kosovë

Një grua dyshohet se u dhunua brenda një moteli nga dy persona në Fushë-Kosovë

Tragjedi në Bypass-in e Tepelenës, humbin jetën tre të rinj, një 19-vjeçare në gjendje të rëndë

Tragjedi në Bypass-in e Tepelenës, humbin jetën tre të rinj, një 19-vjeçare në gjendje të rëndë

Stambolli nis Vitin e Ri me Palestinën: Gjysmë milioni njerëz marshojnë në Urën e Galatës

Stambolli nis Vitin e Ri me Palestinën: Gjysmë milioni njerëz marshojnë në Urën e Galatës

Behrami ngushëllon familjen Daci pas vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit

Behrami ngushëllon familjen Daci pas vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit

Vit i Ri i dhunshëm në Gjermani: Pesë persona të vdekur, policë të plagosur dhe qindra arrestime

Vit i Ri i dhunshëm në Gjermani: Pesë persona të vdekur, policë të plagosur dhe qindra arrestime

Mbi 74% e votave të numëruara, procesi vazhdon sot në 11 komuna

Mbi 74% e votave të numëruara, procesi vazhdon sot në 11 komuna

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën