Korab Blakaj, njohës i çështjeve politike ka thënë Lista Serbe ka shkelur nenit 8 – të Rregullores së Zgjedhjeve të Kosovës me votim kolektiv.
Ai ka thënë se ky veprim cenon integritetin e zgjedhjeve
“Instrumenti i shtetit serb brenda Kosovës, Lista Serbe, në zbatim të direktivave të Vuqiqit,në kundërshtim me Neni 8 të Rregullorës së Zgjedhjeve të Kosovës, filloi votimin kolektiv! Ky veprim cenon jo vetëm rezultatin por edhe vet integritetin e zgjedhjeve! Policia e Kosovës duhet të reagojë me shpejtësi bashkë me Prokurorinë! Tolerime të tilla minojnë rendin ligjor, vendimmarrjen dhe vet demokracinë”, ka shkruar ai.







