TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Politologu Imeri: Votimi në grup nga Lista Serbe është i kundërligjshëm, institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme

by tëvë1
2 javë ago
0
A A
Politologu Imeri: Votimi në grup nga Lista Serbe është i kundërligjshëm, institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme

Politologu Dorajet Imeri ka ngritur shqetësime serioze për procesin zgjedhor të sotëm, duke theksuar se votimi në grup nga Lista Serbe është praktikë e kundërligjshme dhe rrezikon votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve serbë të Kosovës.

Imeri tha se institucionet duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor. “Nuk është për t’ua penguar të drejtën e votës, por për t’u siguruar që ajo të jetë e lirë dhe demokratike,” u shpreh ai, duke shtuar se Lista Serbe ushtron trysni mbi votuesit serbë, çka pamundëson një vullnet të lirë politik.

Sipas Imerit, kjo dukuri nuk mund të ndalet pa një dakordësi të gjerë institucionale dhe masa konkrete ndëshkuese. Ai paralajmëroi se, nëse praktika të tilla vazhdojnë, zgjedhjet do të duhej të përsëriteshin. “Një herë e përgjithmonë duhet të jepen edhe mësime që kjo të mos ndodhë më,” tha ai.

Politologu përmendi gjithashtu se një ditë para zgjedhjeve kishte vërejtur një numër të madh veturash me targa të Serbisë në zonat me shumicë serbe, të cilat, sipas tij, kishin ardhur enkas për procesin zgjedhor. Ai shprehu dyshime se prania e tyre mund të jetë përdorur për të ushtruar presion mbi votuesit dhe për të ndikuar në rezultat. “Ky është alarm që institucionet e rendit dhe sigurisë të reagojnë në kohë reale,” theksoi Imeri, duke shtuar se një subjekt politik i dirigjuar nga një shtet tjetër nuk duhet të përcaktojë rezultatin zgjedhor në Kosovë.

Ndërkohë, Lista Serbe edhe në këto zgjedhje, ashtu si në ato lokale të 12 tetorit, raportohet se ka votuar në grup. Kreu i kësaj partie, Zlatan Elek, ka deklaruar se pret që zgjedhjet të jenë të qeta dhe demokratike, duke u bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të dalin në numër sa më të madh për të votuar dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për zgjedhjen e përfaqësuesve

ShareTweet

Postime të ngjashme

Orav në takim me Krasniqin: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Orav në takim me Krasniqin: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Spitali i Pejës: Gjendja e edukatores së goditur nga nxënësi është stabile

Spitali i Pejës: Gjendja e edukatores së goditur nga nxënësi është stabile

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Policia kërkon ndihmë në identifikimin e të dyshuarave për vjedhje

Nuk dihet saktë numri i mjekëve dhe infermierëve të punësuar gjatë pandemisë

Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria, lëshonte raporte të pushimeve mjekësore me para

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Çfarë pritet në takimin e LDK-së, deklarimet e disa anëtarëve

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Interi mbetet disa javë pa Calhanoglun

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën