TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërkime për viktimat e luftës – 27 mbetje mortore iu dorëzuan familjeve gjatë këtij viti

Kosova vazhdon përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit. Gjatë këtij viti janë hetuar 32 lokacione, prej të cilave 16 kanë rezultuar pozitive. Megjithatë, institucionet theksojnë se bashkëpunimi i Serbisë mbetet i pamjaftueshëm.

by TËVË 1
3 muaj ago
1 0
A A

Zbulimi i mbetjeve mortore të viktimave të luftës dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet ende një mision i rëndësishëm për Kosovën.

Vetëm gjatë këtij viti, kanë përfunduar hetimet në 32 lokacione ku dyshohej se mund të gjendeshin persona të zhdukur gjatë luftës së fundit.

Kështu u bë e ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në konferencën e mbajtur këtë të dielë, ku u prezantua Raporti Vjetor i Punës.

Detaje dha drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti.

“Gjatë këtij viti janë dorëzuar mbetjet mortore të 27 individëve, të cilët 16 janë në listën e personave të zhdukur. Në anën tjetër janë dërguar mostra kockore të cilët janë dërguar në Komisionin Ndërkombëtar për persona të zhdukur  dhe 68 mostra kockore për analiza të ADN-së i kemi dërguar gjatë këtij viti, ndërsa në anën tjetër kemi pranuar 63 rezultate të ADN-së, përkatësisht 53, sepse 10 janë vetëm rezultate krahasimor”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, u shpreh se edhe këtë vit sfidë kryesore ka qenw mosbashkëpunimi i Serbisë.

“Në Serbi pas një presioni të vazhdueshëm, kemi arrit më në fund me shku në një lokacion atje në Kozhle, por i njëjti na krijoi sfida të reja e cila është ndërpre dy-tre herë nga pala serbe mbi arsyetime se nuk kanë kapacitet teknike e nuk kanë mundësi. E për këtë vit përfundimisht e kanë ndërpre dhe nuk kanë caktuar datë se kur do të vazhdojnë punimet.E kam thënë se ky lokacion, fatkeqësisht përmban mbi 15 metra deponi mbeturina që janë hedhur në 1999, pas varrezës potenciale masive që është aty deri më sot”.

E Kushtrim Gara nga ky komision njoftoi se kanë pranuar rreth 150 gigabajt material të ish-Tribunalit të Hagës.

“Në kuadër të një marrëveshje bashkëpunimi me komiteti ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, janë pranuar diku rreth 150 gigabajt materiale që vijnë nga ish-Tribunali i Hagës, pra Tribunali penal për krimet në ish-Jugosllavi dhe në shumicën e lokacioneve, duke filluar nga lokacioni i fundit që kemi përmbyll vitin, pra lokacioni në Rahovec por edhe në Hajvali e tjera të ngjashme që ne jemi rikthyer këtë vit pikërisht si një rezultat i analizave paraprake në kuptim të shqyrtimit të hollësishëm të të gjitha informatave”.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, mbi 1,500 persona konsiderohen ende të zhdukur.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Adea Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Në rasti dënimi, çfarë kërkon mbrojtja e Thaçit nga trupi gjykues?

Tahiri-Beqa: Takimet e Kurtit me opozitën, më shumë për imazh sesa për zgjidhje konkrete

Tahiri-Beqa: Takimet e Kurtit me opozitën, më shumë për imazh sesa për zgjidhje konkrete

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

S’ka marrëveshje Kurti-Abdixhiku, PDK me kërkesë për Kurtin

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

​BDI pas protestës së studentëve në Shkup: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

Trump pranon se SHBA armatosi protestuesit në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare

Trump pranon se SHBA armatosi protestuesit në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare

Trumpi vendos afat përfundimtar ndaj Teheranit, e quan propozimin iranian “jo të mjaftueshëm”

Trumpi vendos afat përfundimtar ndaj Teheranit, e quan propozimin iranian “jo të mjaftueshëm”

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush” po rrezikojnë qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën