Policia e Kosovës ka gjetur një veturë në Prishtinë të cilin ishin duke e kërkuar autoritetet e Suedisë.
Në këtë operacion është arrestuar një i dyshuar dhe sekuestruar dy armë zjarri.
“Gjatë këtij operacioni, policia ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze, të cilën kanë vazhduar ta trajtojnë njësitet kompetente të Policisë. Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe municion. Ndaj personit të dyshuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në komunikatën e policisë.







