TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tirana në krizë të rezultateve, klubi angazhon psikologe për lojtarët

by tëvë1
7 muaj ago
0
A A
Tirana në krizë të rezultateve, klubi angazhon psikologe për lojtarët

Gjatë gjithë këtyre javëve te Tirana janë kërkuar zgjidhje të ndryshme për të dalë nga situata e vështirë që po kalon skuadra. Përveç punës në aspektin teknik, taktik dhe fizik, drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërhyjnë edhe në planin psikologjik, duke angazhuar një psikologe sportive.

Ky vendim është parë si një hap i domosdoshëm, në një moment kur presioni i rezultateve, kritikat e vazhdueshme dhe ngarkesa emocionale kanë ndikuar dukshëm në paraqitjet e ekipit. Psikologia ka zhvilluar seanca individuale terapie me lojtarët, duke komunikuar veçmas me secilin prej tyre, në mënyrë që të kuptojë më qartë gjendjen psikologjike, nivelin e stresit dhe mënyrën se si futbollistët përballojnë presionin e vazhdueshëm.

Gjatë këtyre seancave janë trajtuar elementë të ndryshëm, si vetëbesimi, menaxhimi i emocioneve gjatë ndeshjeve, reagimi ndaj gabimeve dhe aftësia për të përballuar situatat e vështira brenda dhe jashtë fushës. Pas këtij procesi, psikologia ka nxjerrë konkluzionet e saj mbi situatën aktuale, e cila vijon të mbetet delikate dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme. Ajo ka ndërtuar profilet psikologjike të secilit futbollist, duke evidentuar tiparet kryesore, pikat e forta dhe aspektet që kërkojnë më shumë punë.

Këto profile janë vënë në dispozicion të stafit teknik dhe drejtuesve bardheblu, me qëllim që të shërbejnë si një mjet ndihmës në menaxhimin e grupit. Stafi teknik pritet t’i përdorë këto të dhëna për të përmirësuar komunikimin me lojtarët, për të kuptuar më mirë reagimet e tyre në situata presioni dhe për të marrë vendime më të balancuara në lidhje me aktivizimin, rolet në fushë dhe përgatitjen psikologjike për ndeshjet e ardhshme.

Nga ana e saj, klubi shpreson që kjo ndërhyrje të ndikojë pozitivisht në klimën brenda ekipit, të rikthejë qetësinë dhe besimin, si dhe të ndihmojë skuadrën të reagojë në një moment vendimtar të sezonit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Laurinë Gashi vazhdon shkëlqimin në Kupën Evropiane për Juniorë

Laurinë Gashi vazhdon shkëlqimin në Kupën Evropiane për Juniorë

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se ku mund të emërohet trajner, Pep Guardiola

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se ku mund të emërohet trajner, Pep Guardiola

Linda Noskova nga Çekia e fiton “Wimbledonin”

Linda Noskova nga Çekia e fiton “Wimbledonin”

Prishtina pret Evropën, 12 kombëtare në garë për titullin e Kampionateve Evropiane në hendboll U20

Prishtina pret Evropën, 12 kombëtare në garë për titullin e Kampionateve Evropiane në hendboll U20

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

Laurinë Gashi vazhdon shkëlqimin në Kupën Evropiane për Juniorë

Laurinë Gashi vazhdon shkëlqimin në Kupën Evropiane për Juniorë

Vdes ish-pronari i Chelseas

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se ku mund të emërohet trajner, Pep Guardiola

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se ku mund të emërohet trajner, Pep Guardiola

Dua Lipa komenton protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin

Dua Lipa komenton protestat në Shqipëri: Shqetësuese që qeveria ndryshon ligjin për mjedisin

Linda Noskova nga Çekia e fiton “Wimbledonin”

Linda Noskova nga Çekia e fiton “Wimbledonin”

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën