Në disa pamje nga gazetarët e Tëvë 1, shihet se dhjetëra protestues me flamuj kombëtar ia kanë mësyer oborrit të Kuvendit.
Ndërkaq, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vendosur në oborrin e Kuvendit të Kosovës e atë të Qeverisë, para fillimit të protestës së veteranëve të UÇK-së.
Protesta e tyre organizohet në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës e cila në Projektligjin për pagën minimale nuk ka përfshirë edhe ata.
Kjo protestë gjithëpopullore e thirrur nga OVL e UÇK-së oshtë paralajmëruar të nisë nga ora 9:30./teve1.info/