TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës nga Kuvendi i Shqipërisë

by teve1
3 muaj ago
0
A A
PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës nga Kuvendi i Shqipërisë

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masave disiplinore për 29 deputetë të opozitës, pas kaosit të krijuar në seancën e sotme plenare.

Në një deklaratë për media, zëdhënësja e Partisë Socialiste Erjona Ismaili, ka bërë me dije se deputetët socialistë kanë kërkuar përjashtimin me 60 ditë nga punimet në komisione parlamentare dhe seanca plenare të deputetëve Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli, Denisa Vata, Klevis Balliu, dhe Flamur Noka.

Sipas zëdhënëses së PS, deputetët Balliu, Noka, Hoti dhe Kreka kanë hedhur sende të forta dhe mjete të tjera drejt kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe ministrave të qeverisë, duke i penguar këta ytë fundit që të merrnin fjalën në Kuvend, si dhe kanë cënuar seriozisht rendin e seancës plenare.

PS ka kërkuar gjithashtu përjashtimin me 30 ditë nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare të deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha,pasi sipas tyre, kanë penguar jo vetëm zhvillimin e rregullt të seancës, por kanë fyer anëtarët e Këshillit të Ministrave, duke shkelur kështu Kodin e sjelljes së deputetit.

Për 19 deputetët e tjerë, konkretisht Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti, PS ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi sipas socialistëve, jo vetëm kanë penguar punimet e seancës plenare, por gjithashtu kanë dhunuar punonjës të Gardës.

PS argumenton se bazuar në pamjet filmike, deputetët Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kanë futur dhe përdorur në seancë lëndë apo mjete piroteknike.

Për deputetët Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët u përjashtuan nga seanca e sotme plenare nga kryeparlamentari Peleshi, PS thekson se kanë goditur punonjësit e Gardës së Republikës, “veprime për të cilat i takon Prokurorisë të vendosë nëse janë goditje për shkak të detyrës, për fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të dyshuar”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Vendet evropiane dhe  Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Vendet evropiane dhe Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

“Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

“Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Analisti i VAR-it “godet” Komisionin e Gjyqtarëve – Hajdari: “Reagim i pabarabartë, ku është drejttësia për Çakën?”

Analisti i VAR-it “godet” Komisionin e Gjyqtarëve – Hajdari: “Reagim i pabarabartë, ku është drejttësia për Çakën?”

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Hoxhaj: Kriza për presidentin është krizë e egos për pushtet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën