TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë, institucionet tregojnë arsyet

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Anulohet festivali Sunny Hill në Prishtinë, Dukagjin Lipa tregon arsyet

17 hektarë në fshatin Bërnicë të Prishtinë do të mbesin të mbuluar nga bari edhe gjatë këtij viti.

Kjo pasi që Dukagjin Lipa, themelues i Sunny Hill  bëri të ditur i që  ky festival nuk do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës.

Lipa hodhi faj mbi Minstria e Administrimit të Pushtetit Lokal duke thënë se anulimi u bë  për shkak të vonesave të shkaktuara nga mungesa e vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin.

E përfaqësuesi i këtij festivali, Alban Kastrati në një përgjigje për Tëvë 1 thotë së koha prej dy muajsh nuk ishte e mjaftueshme për ti bërë përgatitet në vendin e pretenduar.

“Kjo periudhë nuk është e mjaftueshme për t’i kryer punimet në hapësirën e përcaktuar për festival. Nëse shkoni në atë hapësirë, e shihni që aty momentalisht nuk ka as qasje për kycje me veturë, përvec tjerash. Është një hapësirë e papërpunuar që do shumë punë e investim për tu bërë e gatshme për një festival. Prandaj, vonesat e shumta dhe humbja e ditëve esenciale për përgatitje na e kanë pamundësuar realizimin e këtij edicioni në Prishtinë”, tha ai.

Kështu nga Prishtina, Sunny Hill pritet të mbahet në Tiranë për katër ditë më radhë.

Sipas Kastrati marrëveshja më Bashkësinë e Tiranës është arritur disa ditë më parë ndërsa ka mohur se ka pasur një të tillë më parë.

Por për këtë Ministria e Pushteti Lokali të martën doli më një sqarimi rreth dhënies në shfrytëzim të kësaj prone komunale.

“Nisur nga fakti se institucionet lokale janë konstituar me vonesë për shkak të procesit zgjedhor, MAPL në fillim të këtij viti ju ka mundësuar të gjitha komunave, përfshirë këtu edhe Prishtinën, shpalljen e listës së pronave që do të jepnin në shfrytëzim deri me 31 mars 2022. Në anën tjetër, vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për “The Sunny Hill”, me procedurat e negocimit të Kryetarit të Komunës, është aprovuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës me 10.05.2022, ndërsa për shqyrtim të ligjshmërisë në Ministri është pranuar me datë 16.05.2022”, thuhet në sqarimin e Ministrisë.

Nga kjo ministri thonë se nuk e ka anuluar apo rikthyer në rishqyrtim vendimin e komunës për dhënie të 17 hektarëve , por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungojnë.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e fajësoi Qeverinë për zvarritje të  procedurave për  të dhënë vendimin përfundimtar.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asambleistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit”, ka thënë Rama.

Për të njejtën gjë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal e akuzoi edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një reagimi.

Në marrëveshjen ndërmjet Komunës se Prishtinës dhe Sunny Hill  të cilën posedon Tëvë 1, 30% e të hyrave do të i takonin komunës.

Raporti i gazetares Doresa Geci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Projektligjet në lexim të dytë – Kalojnë ligjet për Sigurimin Shëndetësor dhe Çmimet Tavan

Projektligjet në lexim të dytë – Kalojnë ligjet për Sigurimin Shëndetësor dhe Çmimet Tavan

Dita botërore e librit, sa po lexohen librat në ditët e sotme?

Dita botërore e librit, sa po lexohen librat në ditët e sotme?

​Doganat Kosovë–Shqipëri thellojnë bashkëpunimin për tregtinë

​Doganat Kosovë–Shqipëri thellojnë bashkëpunimin për tregtinë

Metaj-Isufi: VV kundër zgjedhjeve të reja, opozita ka dy mundësi për çështjen e presidentit

Metaj-Isufi: VV kundër zgjedhjeve të reja, opozita ka dy mundësi për çështjen e presidentit

Izraeli vazhdon sulmet vdekjeprurëse në Gaza pavarësisht armëpushimit duke lënë 4 të vrarë

Libani thotë se nuk ka marrëveshje pa tërheqjen e plotë të Izraelit

Libani thotë se nuk ka marrëveshje pa tërheqjen e plotë të Izraelit

​Doganat Kosovë–Shqipëri thellojnë bashkëpunimin për tregtinë

​Doganat Kosovë–Shqipëri thellojnë bashkëpunimin për tregtinë

Metaj-Isufi: VV kundër zgjedhjeve të reja, opozita ka dy mundësi për çështjen e presidentit

Metaj-Isufi: VV kundër zgjedhjeve të reja, opozita ka dy mundësi për çështjen e presidentit

Trump thotë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte” nëse nuk ka marrëveshje me Teheranin

Trump urdhëron Marinën të godasë anijet që vendosin mina në Ngushticën e Hormuzit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën