TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

by tëvë1
3 orë ago
0
A A
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, bënë përurimin e Akseleratorit të ri dhe Bunkerit në Klinikën e Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, investim në vlerë të gjithmbarshme prej 2.7 milionë euro.

Me këtë rast,Kurti tha se ky është një lajm i gëzueshëm për shërimin e pacientëve dhe për kushte shumë më të mira të punës me pajisjet më moderne të teknologjisë së fundit për mjekët, që me punën e tyre të palodhshme, i trajtojnë me kaq shumë profesionalizëm qytetarët e Republikës tonë dhe jo vetëm, që kanë këtë sëmundje.

Ai tha se gjatë këtij mandati kjo klinikë është transformuar rrënjësisht, duke përmirësuar jashtëzakonisht edhe trajtimin e pacientëve, por gjithashtu edhe kushtet për mjekët specialistë, infermierët dhe stafin në përgjithësi.

“Klinika e Onkologjisë është klinikë shembull në Republikën e Kosovës, por madje edhe në rajonin e Ballkanit. Me këtë rast duhet përmendur, që fillimisht është rritur numri i shtretërve. Kanë qenë vetëm 45 shtretër, tash janë 110 shtretër. Pra, kemi më shumë se dyfishim të numrit të shtretërve. Por arsyeja pse ndodhemi sot këtu, është investimi në këtë bunker me hapësirat përcjellëse, në vlerë të gjithmbarshme prej 2.7 milionë euro, përfundimi i të cilit është bërë në një kohë rekord, për vetëm 5 muaj”, tha Kurti, thuhet nw komunikatën e Zyrws sw Kryeministrit.

Akseleratori është në vlerë të gjithmbarshme prej afër 1.6 milionë euro dhe gjithashtu është i pajisur edhe me sistemin e avancuar SIRAD, që mundëson saktësi maksimale për rrezatim, pra e godet tumorin pa i dëmtuar indet rrotull.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se brenda një periudhe të shkurtër po montojmë akseleratorin e tretë në këtë klinikë, i cili do t’ju shërbejë të gjithë qytetarëve për trajtimin e tyre me Rreze X dhe në anën tjetër nuk do të ketë fare më lista të pritjes. “Unë nuk mund të paramendoj një dhuratë më të mirë edhe për Ministrinë edhe për stafin, e sidomos për pacientët që kanë pritur më herët, sesa një e akselerator të tillë për Vitin e Ri”, tha ministri Vitia, duke shtuar se do të vazhdojnë investimet në të gjitha klinikat, në mënyrë që qytetarët tanë të marrin të gjitha shërbimet pa pasur nevojë që ato t’i kërkojnë jashtë institucioneve publike.

Ndërkaq, Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurteshi falënderoi kryeministrin Kurti, ministrin Vitia dhe Drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi për investime madhore në këto pesë vitet e fundit në klinikën që ai drejton. Si rezultat ato e kanë vënë Klinikën e Onkologjisë në një pozitë shumë të mirë në kuptimin e shërbimeve cilësore dhe trajtimit të pacienteve me sëmundje malinje.

Ky projekt i përuruar sot përfshin akseleratorin e ri në vlerë prej afër 1.6 milionë euro; bunkerin, me sipërfaqe rreth 500 m², sipas kushteve dhe standardeve ndërkombëtare për siguri radiologjike dhe të gjitha punimet përgatitore në kantier, në vlerë 700 mijë euro; dy sistemet për planifikimin e trajtimit në vlerë 200 mijë euro; një sistem për imobilizimin e pacientëve në vlerë 50 mijë euro; një sistem të furnizimit të pandërprerë me energji elektrike (UPS) në vlerë 20 mijë euro, si dhe një sistem dozometrik për matjen dhe kontrollin e saktë të dozës së rrezatimit, në vlerë 180 mijë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

George Clooney nuk do të puth më asnjë grua në ekran

George Clooney nuk do të puth më asnjë grua në ekran

Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel, Narges Mohammadi

Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel, Narges Mohammadi

Arsenali mposht thellë Atleticon në “Emirates”

Arsenali fiton me lehtësi ndaj Club Brugge

Miliarderi Andrej Babiš betohet si kryeministër i ri i Çekisë

Miliarderi Andrej Babiš betohet si kryeministër i ri i Çekisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar ekstradohet nga Zvicra në Kosovë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen tre persona për degradim të mjedisit në Prizren

Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Atalanta mbetet disa javë pa Gjimshitin

Osmani thotë se nuk asnjë arsye që Kosovës të mos i hiqen në tërësi masat e BE-së

Osmani thotë se nuk asnjë arsye që Kosovës të mos i hiqen në tërësi masat e BE-së

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Një burrë gjendet i vdekur në Prizren nga vlerësimi fillestar ai kishte një plagë nga arma e zjarrit

Izraeli bllokon vizitën e delegacionit kanadez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izraeli bllokon vizitën e delegacionit kanadez në Bregun Perëndimor të pushtuar

Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj

Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën