TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Guxo, Albena Reshitaj, ka vlerësuar si të papranueshëm relativizimin nga politikanët shqiptarë të rolit veprues dhe pasojave që, sipas saj, Lista Serbe i ka shkaktuar shtetit dhe institucioneve të Kosovës ndër vite.

Duke folur në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Reshitaj ka thënë se disa individë nga partitë politike shqiptare kanë bërë tolerime dhe bashkëpunime me Listën Serbe, të cilat kanë dëmtuar Kosovën.

Ajo është shprehur e bindur se ata që kanë vepruar në këtë mënyrë sot janë penduar për këto veprime.

“Është e papranueshme që dikush nga politikbërësit tanë ta relativizojë forcën vepruese dhe pasojat që ka bërë Lista Serbe shtetit dhe institucioneve të Kosovës. Unë personalisht nuk e pranoj dhe nuk e respektoj asnjë politikan shqiptar që thotë se Lista Serbe nuk ka ndikim, sepse kjo nuk është e vërtetë. Individë të caktuar nga disa parti politike kanë bërë gabime, tolerime dhe bashkëpunime që i kanë shkaktuar dëm Kosovës dhe besoj se, po të kishin mundësi të ktheheshin pas, nuk do t’i përsërisnin ato”, ka deklaruar ajo.

Reshitaj ka shtuar se Lista Serbe, ndonëse është parti politike, nuk përfaqëson vullnetin e lirë as të qytetarëve shqiptarë e as të atyre serbë.

Sipas saj, problemi kryesor në skenën politike në Kosovë mbetet mungesa e gatishmërisë për të pranuar gabimet dhe për të marrë përgjegjësi.

“Lista Serbe është parti politike, por jo e krijuar nga dëshira dhe vullneti i lirë i qytetarëve, as shqiptarë e as serbë. Problemi ynë qëndron në faktin se nuk pranohet lehtë gabimi dhe faji, ndërsa mungon gatishmëria për të vazhduar punën e përbashkët për të mirën e përgjithshme”, ka theksuar Reshitaj./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu pret në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Haxhiu pret në një takim kryesuesin dhe sekretaren e përgjithshme të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Sveçla: Po i japim fund strukturave ilegale, stacioni në Zveçan kalon nën kontroll institucional

Sveçla: Po i japim fund strukturave ilegale, stacioni në Zveçan kalon nën kontroll institucional

Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paepur për çlirimin e Kosovës

Kurti: Vdekja e Hafiz Gagicës, humbje e madhe

​Ekspertja ndërkombëtare: Serbia mund të përdorë metoda ruse në zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ shpjegon votimin me postë, zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare më së largu deri më 6 qershor

KQZ shpjegon votimin me postë, zarfi duhet ta arrijë në kutinë postare më së largu deri më 6 qershor

Kërkohet nga Policia i dyshuari për keqpërdorim të kartelave bankare

Kërkohet nga Policia i dyshuari për keqpërdorim të kartelave bankare

Zgjerimi i BE-së: Blloku i gatshëm të pranojë anëtar të rinj

Zgjerimi i BE-së: Blloku i gatshëm të pranojë anëtar të rinj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën