Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Obiliq janë arrestuar gjashtë persona, pesë nga ta të mitur të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave.
Sipas PK-së, rasti ka ndodhur me datën 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit.
“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./teve1.info/







