TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zoti më dha guxim: Heroi sirian që u përball me sulmuesin dhe shpëtoi jetë në plazhin e Sydneyt

by teve1
11 muaj ago
5
A A
Zoti më dha guxim: Heroi sirian që u përball me sulmuesin dhe shpëtoi jetë në plazhin e Sydneyt

Pas sulmit në plazhin Bondi në Sydney të Australisë, ku mbetën të vrarë 16 persona, përfshirë dhe njërin nga sulmuesit, emri i një personi ka qenë në vëmendje për aktin heroik të ndalimit të sulmuesit dhe çarmatosjes së tij.

Ahmed al-Ahmed, 43 vjeçar me origjinë siriane, baba i dy fëmijëve, tani gjendet në një gjendje kritike në spitalin St George në Sydney, pasi u plagos rëndë derisa po mundohej të çarmatoste sulmuesin.

Ai fitoi famë ndërkombëtare pas shpërndarjes së videos në rrjetet sociale ku Ahmad shihet duke u nxituar drejt njërit prej autorëve të sulmit, duke kërcyer mbi të dhe duke ia marrë armën nga duart.

Ai u cilësua si hero nga kryeministri australian, kryeministri i Uellsit të Ri Jugor dhe presidenti i SHBA-së.

Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor , Chris Minns, vizitoi al-Ahmedin në spital dhe postoi në Instagram duke lavdëruar “heroin e jetës reale”, shkruan Guardian.

“Mbrëmë, trimëria e tij e jashtëzakonshme pa dyshim shpëtoi jetë të panumërta kur çarmatosi një terrorist me një rrezik të madh personal”, shkroi Minns. “Nuk ka dyshim se do të ishin humbur më shumë jetë nëse nuk do të ishte për guximin e paepur të [al-Ahmedit].”

Jozay, një kushëri i Al-Ahmed, tha se ai po shërohej nga operacioni i tij i parë dhe i duhej të bënte edhe dy të tjera. “Ai mori shumë ilaçe, nuk mund të flasë mirë”, tha Jozay pasi doli nga spitali të hënën në mbrëmje.

Një kushëri tjetër, Mustafa al-Asaad, i tha rrjetit televiziv Al Araby se al-Ahmedi ndërhyri si një “akt humanitar”.

Pasi kaloi një orë me të të hënën në mëngjes, ai tha se kushëriri i tij i tha: “Zoti më dha guxim” dhe se nuk pendohej për veprimet e tij.

Sipas prindërve të tij, al-Ahmedi po pinte kafe me një mik në Bondi kur dëgjoi të shtënat. Ata thanë se ai do të kishte bërë gjithçka për të mbrojtur këdo.

“Kur ​​bënte atë që bënte, nuk mendonte për prejardhjen e njerëzve që po shpëtonte, njerëzit që vdisnin në rrugë”, tha babai i tij.

Lubaba Alhmidi AlKahil, drejtoresha e medias për Shoqatën Australianë për Sirinë, vizitoi al-Ahmedin të hënën pasdite për t’i çuar një tabaka me ushqim dhe një buqetë me lule.

“Mund të mos e besoni, por ndërsa po shikonim lajmet, shumë prej nesh kishin ndjesinë se ai dukej si sirian, ai dukej vërtet sirian”, tha ajo. “Pastaj zbuluam se ai është sirian”.

Ajo tha se al-Ahmedi vinte nga një “familje e mrekullueshme” që e rrethonte me kujdes dhe lutje.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Sulm para ambasadës së Izraelit në Beograd, vritet 18-vjeçari

Sulm para ambasadës së Izraelit në Beograd, vritet 18-vjeçari

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Superliga, përballje interesante në xhiron e 12-të

Hoxha: Kosova duhet ta prezantojë në botë historinë e luftës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore

Hoxha: Kosova duhet ta prezantojë në botë historinë e luftës çlirimtare përmes diplomacisë kulturore

Lëndohet Kaçuri, mungon te Kosova në duelet e nëntorit

Lëndohet Kaçuri, mungon te Kosova në duelet e nëntorit

Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vrasjen e rëndë në Prizren

Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vrasjen e rëndë në Prizren

Rrustemi: Sulmet e Serbisë pas vendimit në Hagë duhet ta marrin përgjigjen e duhur nga Republika e Kosovës

Rrustemi: Sulmet e Serbisë pas vendimit në Hagë duhet ta marrin përgjigjen e duhur nga Republika e Kosovës

Fitorja kundër Juventusit, mbrojtësi i Kombëtares: Krenar që jam pjesë e këtij ekipi

Fitorja kundër Juventusit, mbrojtësi i Kombëtares: Krenar që jam pjesë e këtij ekipi

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Nis inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën