Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se ka nisur inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Para nisjes së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, Hoti është pyetur nëse ka filluar inspektimi në këtë institucion.
Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për llogaridhënie institucionale. Në këtë kuadër, po shqyrtohen veprimet e institucioneve të përfshira në trajtimin e rastit./rtk




