TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

194 mësimdhënës në Pejë pritet të largohen në 2026, shkak – numër më i madh se nevoja e tregut

Në vitin 2026, komuna e Pejës në mënyrë graduale pritet të largojë nga puna rreth 194 mësimdhënës. Kjo për shkak se numri i tyre është më i madh se sa është nevoja në tregun e punës. E largimi pritet të bëhet në bazë të disa kritereve.

by Doresa Geci
2 muaj ago
4 0
A A

Numri i mësimdhënësve në komunën e Pejës pritet të reduktohet.

Kjo për shkak së në këtë qytet, punojnë 194 punonjës arsimor më shumë se sa ka nevojë.

Kësisoj, Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ka marrë vendim që t’ua shkëpus kontratën këtyre mësimdhënësve.

E largimi i tyre pritet të bëhet në bazë të disa kritereve.

“Me regjistrimin e popullatës në Komunën e Pejës, me numrin e nxënësve që kemi në shkollë, Ministria e Financave dhe Arsimit e parasheh këtë reduktim dhe mbi bazën e tyre ne do të veprojmë. Të parët që do të largohen janë ata të cilët nuk janë të kualifikuar, pastaj vijnë ata të cilët kanë performancë të ulët të mësimdhënies, në tre vie stazhi dhe çështje të tjera”, deklaroi ish-drejtori i Arsimit, Naser Gega.

Nga largimi nuk do të kursehen as mësimdhënësit të cilët kanë kontratë të përhershme.

Por si do të bëhet matja e performancës?

“Performanca pa hyrë në detaje profesionale është një perfomancë të cilën e kanë ndërtuar ata vet, shihen mungesat të cilat ata i kanë bërë gjatë vitit shkollor, disa mësimdhënës kanë tendenca të mungesave të dukshme, vonesat në orë të mësimit, notimet, ku ka notime lineare, për shembull brenda ditës krejt klasa merr nota të dobëta kjo është perfomanca e jashtme pa hyrë edhe në pjesën profesionale të tyre”, tregoi Gega.

Sipas ish Drejtorit të Arsimit, kjo ka shkaktuar “tërmet” te mësimdhënësit në komunën e Pejës.

Mirëpo siç thotë ai, kjo do i vetëdijësojë ata që bëjnë një punë më cilësore.

E nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, këtë lajm e kanë parë me shqetësim.

“Nuk është hap i qëlluar dhe nuk duhet të bëhet, duhet të gjenden mundësitë se çfarë me teprica teknologjike, të respektohet ligji dhe nuk është e lehtë t’i thuhet dikujt që të shkohet në shtëpi, ngase as teste nuk janë ato që janë krejt rregull”, deklaroi Rrahman Jashari.

Edhe sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, vendimi i komunës së Pejës është i ndjeshëm.

Por sipas tij, jo vetëm në këtë qytet por në tërë Kosovën ka numër më të madh të mësimdhënësve të punësuar se sa numri i nxënësve që është.

“Këto janë vendim të cilat prekin jo vetëm një komunë, por ky numër i tepërt është në proporcion me rënien demografike te numrit të nxënësve por në të njëjtën kohë është paradoksale që përtej këtij trendi të uljes së nxënësve prapë ti e sheh një trend në rritje të rekrutimit të mësimdhënësve , kjo mospërputhje në alokimet buxhetore, për rrjedhojë alokimet buxhetore për rekrutim e mësimdhënësve kërkon llogaridhënie”.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi gradualisht gjatë vitit 2026.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këta janë 14 deputetët e LDK-së

LDK: Rezoluta për Gjykatën Speciale është selektive dhe e pjesshme

Mbrojtja e Selimit: ZPS-ja s’ka provuar se ai kishte kontroll mbi ndonjë “polici të UÇK-së”

Mbrojtja e Selimit: ZPS-ja s’ka provuar se ai kishte kontroll mbi ndonjë “polici të UÇK-së”

Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident mes katër veturash në Prishtinë, lëndohen shtatë persona

Në Hagë nis mbrojtja e Rexhep Selimit, avokati sfidon pretendimet e Prokurorisë

Në Hagë nis mbrojtja e Rexhep Selimit, avokati sfidon pretendimet e Prokurorisë

Ish-presidenti Meidani: Mbyllni Gjykatën Speciale, akuzat ndaj UÇK-së po u shërbejnë Serbisë dhe Rusisë

Ish-presidenti Meidani: Mbyllni Gjykatën Speciale, akuzat ndaj UÇK-së po u shërbejnë Serbisë dhe Rusisë

Si ndikon orari i mëngjesit në shëndetin tuaj afatgjatë?

Si ndikon orari i mëngjesit në shëndetin tuaj afatgjatë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën