TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

IKD akuzon KQZ-në për refuzim arbitrar të akreditimit për monitorimin e zgjedhjeve

by TËVË 1
4 muaj ago
0
A A
Rastet e “dallavereve” me vota , vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

IKD e ka cilësuar këtë vendim si “arbitrar” dhe të pabazuar në arsyetim ligjor.

Sipas institutit, njoftimi i pranuar nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike nuk përmban sqarime të detajuara, mungon baza ligjore dhe nuk ofron as këshillë juridike se si mund të kontestohet vendimi.

IKD thotë se kjo bie ndesh me parimet e transparencës dhe të drejtës për mbrojtje juridike.

IKD pretendon se vendimi cenon rolin e organizatave joqeveritare në monitorimin e zgjedhjeve dhe se interpretimi i KQZ-së, sipas të cilit IKD “nuk i plotëson kriteret” për akreditim, është i gabuar dhe selektiv.

Sipas tyre, misioni i IKD-së në fushat e sundimit të ligjit, transparencës, llogaridhënies dhe monitorimit institucional është drejtpërdrejt i lidhur me proceset zgjedhore dhe standardet demokratike.

Instituti kritikon gjithashtu se Zyra e KQZ-së ka tejkaluar kompetencat duke marrë vetë vendim për refuzimin e aplikimit, ndonëse rregullorja parasheh që vendimmarrja finale i takon KQZ-së dhe jo kësaj zyre.

IKD paralajmëron se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të kundërshtuar vendimin dhe i bën thirrje KQZ-së të rishqyrtojë praktikat e saj, duke theksuar se veprimet e tilla dëmtojnë transparencën, integritetin e zgjedhjeve dhe rolin e shoqërisë civile në proceset demokratike.

“Vendimi i Zyrës së KQZ-së jo vetëm që keqintepreton Ligjin per Zgjedhjet por edhe shkel standardet ndërkombëtare. Praktikat ndërkombëtare të OSBE/ODIHR, Këshillit të Evropës dhe standardet e demokracive perëndimore e njohin rolin e organizatave të shoqërisë civile në vëzhgimin e zgjedhjeve bazuar në misionin e tyre për transparencë, llogaridhënie dhe interes publik, jo vetëm nëse kanë të shkruar fjalën ‘zgjedhje’ apo ‘drejtat e njeriut’ në statut”, thuhet në komunikatë. /teve1.info/

Tags: IKDKQZTeve1zgjedhjet e 28 dhjetorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Caktohen çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

Samiti për Ukrainën në Zvicër, i pranishëm edhe presidenti Begaj

Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkën: Gëzim, paqe dhe bekime për të gjithë

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Në shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte u gjetën armë dhe një uniformë e MUP-it

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Plagosen dy persona në një lokal në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Caktohen çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

Samiti për Ukrainën në Zvicër, i pranishëm edhe presidenti Begaj

Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkën: Gëzim, paqe dhe bekime për të gjithë

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Në shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte u gjetën armë dhe një uniformë e MUP-it

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Plagosen dy persona në një lokal në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së në Hagë shkon drejt përfundimit

Gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së në Hagë shkon drejt përfundimit

Arrestohet një person në Gjakovë, e sulmoi dhe zvarriti me forcë nga taksi një grua

Dy të arrestuar për vjedhje veture në Fushë Kosovë, lirohen në procedurë të rregullt

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Arrestohet një shtetase e huaj në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për pasaportë të falsifikuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën