Demokracia Plus dhe Fondacioni Westminster për Demokraci prezantojnë raportin ‘Kostoja e Politikës në Kosovë’, me analizë të hollësishme të shpenzimeve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet nacionale 2025.”
Graeme Ramshaw drejtor për cilësi dhe novacion në Londër tha se është problem marrja e pozitës së deputetit duke shtuar se është shqyrtuar se sa shpenzime bëhen, si bëhet financimi dhe cili është presioni që ushtrohet.
“Ky raport është rezultat i bashkëpunimit me Albertin, është financuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel dhe sot është 12-të nga 15 raporte që financohen nga programi për angazhimin e grave dhe fëmijëve. Kjo do të thotë se secili funksionon që nga viti 2023 dhe përfshin vende në të gjithë botën. Ky projekt punon prej 10 vitesh në këtë hapësirë. Maqedonia e Veriut ishte një nga shtetet e para ku kemi bërë studime në 2016, dhe tani më vjen mirë që po kthehem pas 10 vitesh për të parë se si kanë ndryshuar gjërat. Dua të vendos konceptin në këtë pasqyrë globale të asaj që kemi mësuar lidhur me këtë çështje. Në 2014 kemi dëgjuar nga deputetë dhe kandidatë se si politika po ndryshonte, duke u bërë më e monetizuar dhe më e rëndësishme se më parë. Kjo ishte ajo që kemi fokusuar më parë: për të bërë deputet apo për të qëndruar deputet. Do të thotë se është po aq problem marrja e pozitës së deputetit. Kemi shqyrtuar sa shpenzime bëhen, si bëhet financimi dhe cili është presioni që ushtrohet.Me këtë projekt, në veçanti, donim të bënim një fokus specifik te gratë dhe rinia, duke dëgjuar nga Kosova në aspektin vendor. Do ta shikojmë specifikisht ndikimin që ka dhe ai po ashtu përfshihet në kontekstin e përpjekjeve globale. Kur shohim të gjitha këto studime”, tha Ramshaw.
Ish deputeti i Kosovës, Besnik Tahiri tha që kostoja politike në Kosovë po rritet shumë, duke u bërë barrë e madhe për partitë politike dhe individët që synojnë poste publike.
“Kostoja politike në Kosovë është duke u rritur jashtëzakonisht shumë, fillimisht si barrë për organizatat politike, në këtë rast partitë në veçanti, për ata që duan të marrin një funksion publik, një ulëse sikur ajo që është në Kuvend apo Asamble Komunale, mirëpo edhe më shumë, të marrin një mandat si kryetar komune. Trendet dhe ndikimi i rrjeteve sociale e kanë bërë që forma të mbytë përmbajtjen. Është shumë e rëndësishme me ditë që në politikë, kur të hysh, duhesh me sakrifiku, në kuptimin me bë dy punë, me bë tre punë”, shtoi Tahiri.
Albert Krasniqi nga OJQ-ja Demokraci Plus zbuloi disa shifra të cilat reflektojnë shpenzimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.
“Mesatarisht, burrat kanë shpenzuar rreth 6000 euro, kurse gratë deri në 15,000 euro. Një shumë më e lart, por sigurisht suksesi i tyre ka qenë më i lartë. Sa i përket burimeve të financimit, janë shumica të hyra vetanake, 38% kanë dalë se kandidatët vetë financojnë fushatën e tyre, qoftë përmes kredive apo kursimeve individuale që kanë. Pastaj donacioni nga bizneset rreth 15%, të tjerët kanë deklaruar një përkrahje në formë të vizitë kartave, apo ndonjë billboard”, tha ai.
Kujtojmë që zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen me 28 dhjetor, kurse partitë politike kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë që synojnë të jenë pjesë e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës.






