TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bajrami: LVV e para, subjekti i dytë dhe i tretë bashkë do të jenë më pak

by teve1
2 muaj ago
3
A A
Bajrami: LVV e para, subjekti i dytë dhe i tretë bashkë do të jenë më pak

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka deklaruar se prioriteti i subjektit të tij politik në zgjedhjet e 28 dhjetorit është formimi i një qeverie që nuk mund të vihet nën presion nga deputetë individualë.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Bajrami është shprehur i bindur se Vetëvendosje do të dalë bindshëm forca e parë politike në zgjedhjet e ardhshme.

“Synimi ynë është që të kemi një qeveri e cila nuk është e shantazhueshme nga dy-tri deputetë që pretendojnë se mund ta shantazhojnë Republikën vetëm me dy ose tri vota.Vetëvendosje subjekti i parë, pa diskutim larg ose dy subjektet i dyti dhe i treti do të jenë më pak se i pari”, ka thënë ai.

Bajrami ka theksuar se kritikat e tij për deputetët shantazhues nuk lidhen me Nismën Socialdemokrate, duke shtuar se ky subjekt “e ka marrë vendimin e vet për të cilin do ta paguajë” në zgjedhje.

Sipas tij, Nisma ka rënë në “grackën” e partive opozitare, të cilat sipas Bajramit i kanë premtuar përfshirje në listat e tyre, por në fund e kanë lënë jashtë.

“Kjo ka qenë gracka që ua kanë bërë LDK dhe PDK, se iu kanë thënë të mos shkojnë me Vetëvendosjen, e më pas kur ka kaluar afati u është thënë se nuk ka mundësi për t’i marrë”, ka deklaruar Bajrami, duke shtuar se për këtë arsye Nisma ka mbetur jashtë skenës parlamentare.

Sa i përket pretendimeve të kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, se subjekti i tij do ta kalojë pragun, Bajrami është shprehur ironikisht:

“Për besë, mua më pëlqen vetëbesimi i tij. Vetëm disa aktorë të skenave të mëdha botërore të teatrit e kanë vetëbesimin më të madh se Fatmir Limaj. Kur del ai të flasë, të duket sikur është kryetar i New Yorkut dhe i ka 12 milionë banorë pas vetes, ndërsa ai nuk i ka as 12 mijë vota. Ai flet për punë të mëdha, por në fund historikisht e ka problem kalimin e pragut. E kritikon Vetëvendosjen, pastaj shkon e bëhet me LDK-në dhe e quan burrë të madh Lumirin, e ai pastaj e lë në rrugë.Kërkesa jonë nuk ka qenë që ai të vijë me ne, por t’i jepnim vendit një zgjidhje të përkohshme deri në përfundimin e mandatit të presidentes. Por me mospranimin e kësaj, ata e kanë dëmtuar Kosovën, por më shumë vetveten,” ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Qorrolli kritikon aktgjykimin e Kushtetueses për Rashiqin: Vendim arbitrar dhe ndërhyrje në autonominë e Kuvendit

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Stuhia e fortë në Spanjë dhe Portugali lë të vdekur dy persona – mijëra të evakuuar

Emisioni “Info Nata” 06.02.2026

Nis procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“S’ka vend për të gjithë”, konfirmohen ulëset në seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Maqedonci: Ministria e Mbrojtjes ka kryer blerje të armatimit që nuk janë bërë publike

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Kosova drejt prodhimit ushtarak – Maqedonci: Në fund të vitit nisin municionet “Made in Kosova”, me standarde të NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Maqedonci: Kosova në një afat të shkurtër do të jetë pjesë e NATO-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën