TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfimi i fotoreporterit, si u prit Kurti në Merdare pas lirimit?

Sot janë bërë 24 vite që nga lirimi i ish-të burgosurit politik, Albin Kurti. Kryeministri në detyrë i Kosovës, ishte dënuar me plot 15 vjet burgim nga Gjykata e Nishit për “shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të ish-Jugosllavisë”. Por, si e kuptuan lajmin për lirimin e Kurtit nga burgu dhe si u prit ai në kufi, për Tëvë1, e ka zbuluar kameramani i Associated Press, Sylejman Kllokoqi.

by Fidan Zejnullahu
8 muaj ago
2 0
A A

Më 27 prill të vitit ’99-të, u arrestua nga policia serbe në Prishtinë.

E për një vit e gjysmë, qëndroi në paraburgim në burgje të ndryshme në Kosovë e Serbi.

Vetëm me 9 mars të vitit 2000 në Nish të Serbisë, filloi gjykimi kundër ish-të burgosurit politik, Albin Kurti.

Mjaftuan 4 ditë gjykim, që Gjykata e Nishit ta dënonte Kurtin, me plot 15 vjet burgim.

Mbi të rëndonin akuzat për “shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të ish-Jugosllavisë”.

Por, presioni i madh ndërkombëtar, bëri që pas 633 ditëve, ish-prijësi i studentëve në demonstratat e vitit 1997, të lirohet nga burgu.

Por, lajmi për lirimin e Kurtit nga burgu, ende nuk kishte ardhur në Prishtinë.

“Ishte një ditë kur unë e përcillesha Kushnerin, sepse ai ka qenë hit, e nuk e di a ka qenë në Vushtrri apo në Gracanicë para komunës, por dikush e pyeti për Kurtin duke i thënë a do të lirohet sot Kurti? Dhe ai kinse nuk po e di, sepse përveç politikan ka qenë disi edhe aktor i mirë, bëri “wow, çfarë lajmi i mirë!”,u shpreh kameramani Sylejman Kllokoqi.

E mjaftoi ky reagim nga ish-përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, që kameramani i Associated Press, të niset drejt kufirit në Merdarë.

Ajo që e kishte paralajmëruar Kushner edhe ndodhi.

Pas disa orë pritjesh, erdhi edhe vetura që e solli Kurtin në Kosovën e lirë.

“Unë për veti kam pritur 2-3 orë dhe erdhi mbrëmja kur erdhi vetura dhe doli Albini, ku e kam xhiruar teksa e çel derën, del prej derës dhe fillon me ardh. Ne e kemi xhiruar në pjesën e Kosovës, jo nga Serbia. Ka qenë një gëzim i madh”, tregon ai.

Por, Kllokoqi shton se nuk u mjaftua vetëm më pamjet e pritjes në kufi.

“Pas aty e kam përcjell Albinin deri në shtëpinë e vet në Lakrishtë dhe kam hyrë brenda në shtëpi më të. Ku më kujtohet që pos familjarëve, një prej vizitorëve të parë ka qenë edhe Agim Ceku, ka pasur mjaftë njerëz duke pritur me vizituar. Albini ka qenë mjaftë i lodhur, fizikisht e psiqikisht”, shprehet ai.

Pas lirimit nga burgu, Kurti i hyri jetës politike duke e themeluar fillimisht Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërsa ka dy mandate që mban pozitën e kryeministrit të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria sekuestron dy kamionë dhe i vë në shitje

​Në autostrada të shtunën s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë nga ora 11:00-17:30

IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Temperatura të larta, rekomandohet shmangia nga dielli nga ora 10:00 deri në 17:00

Shkëmb Manaj: LDK e synon postin e presidentit, ne kemi kandiduar me Vjosa Osmanin

Shkëmb Manaj: LDK e synon postin e presidentit, ne kemi kandiduar me Vjosa Osmanin

Manaj lëshon akuza ndaj Përparim Ramës: Përfaqësimi në Prishtinë nuk është dinjitoz, së shpejti do ta rishqyrtojmë pozicionin në kryeqytet

Manaj: Një delegati i bëhej presion për thirrjen e Kuvendit në këmbim të punësimit të bashkëshortes

Manaj: Një delegati i bëhej presion për thirrjen e Kuvendit në këmbim të punësimit të bashkëshortes

Manaj vlerëson se Kuvendi i fundit i LDK-së ka qenë i panevojshëm

Manaj vlerëson se Kuvendi i fundit i LDK-së ka qenë i panevojshëm

Shpëtohet mrekullisht fëmija në Mitrovicë pasi ra në ujë në një restorant

Shpëtohet mrekullisht fëmija në Mitrovicë pasi ra në ujë në një restorant

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën