Tash e 13 vite, Ramiz Zeneli kujdeset për këto lule vullnetarisht.
Ato janë vendosur nga viti 2012 për të zëvendësuar vendin ku ka qenë lapidari i 28 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të cilin e larguan xhandarmëria serbe nga oborri i Komunës së Preshevës.
Çdo tri ditë, ai me biçikletë vjen nga fshati Leran, i cili është larg diku 10 kilometra.
Por për Zenelin, kjo rrugë nuk është asgjë në krahasim me rëndësinë që ka ky veprim për të.
82 vjeçari thotë se e viziton këtë vend edhe kur është sëmurë.
Zeneli thotë se familjarët e dëshmorëve janë falënderues ndaj tij për kujdesin.
Por ai thotë se e di edhe vendin se ku ndodhet ky lapidar.
Lapidari me emrin e 28 dëshmorëve të UCPMB-së ka qenë i vendosur në oborrin e Komunës së Preshevës.
Ai u largua dhunshëm nga forcat serbe në janar të vitit 2012 dhe autoritet serbe kurrë nuk kanë treguar se ku e kanë dërguar.



