Kryetari i ri i Zveçanit, Dragisha Milloviq nga Lista Serbe, është betuar sot në Kuvendin Komunal të kësaj komune.
Gjatë ceremonisë, ai dha betimin si kryetar dhe u pyet nëse do të respektojë simbolet e Republikës së Kosovës. Milloviq tha se “nuk flas sot, do t’i përgjigjem ditëve në vazhdim”, duke lënë të hapur qëndrimin e tij mbi këtë çështje.
Ceremonia shënon nisjen zyrtare të mandatit të kryetarit të ri, ndërsa pritet që në ditët në vijim ai të sqarojë qasjen e tij ndaj respektimit të simboleve shtetërore.







