Në Mitrovicë të Veriut, sot në orën 11:00 do të mbahen seancat inaguruese të Kuvendit Komunal, ku kryetarët e rinj të zgjedhur pritet t’i marrin detyrat nga paraardhësit e tyre.
Kryetari i ri që pritet të udhëheqë Mitrovicën e Veriut është Milan Radojeviq.
Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihet se ai ka arritur dhe po bëhet gati për të marrë mandatin e ri.




