Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, është deklaruar në lidhje me takimin e së martës mes negociatorëve të SHBA-së dhe presidentit rus në Moskë.
Ai tha se i dërguari amerikan, Steve Ëitkoff zhvilloi një bisedë telefonike me kreun e delegacionit ukrainas, Rustem Umerov, pas vizitës së tij në Moskë.
Sybiha u tha gazetarëve në Bruksel se dy zyrtarët komunikuan nëpërmjet telefonit dhe se “për arsye sigurie, është e vështirë të imagjinohet që detajet e këtij takimi [në Moskë] u diskutuan”, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme të bisedimeve që po zhvillohen.
Sipas tij, “ajo që përfaqësuesit e delegacionit amerikan raportuan është se, sipas vlerësimit të tyre, bisedimet në Moskë kishin rëndësi pozitive për procesin e paqes”, citon BBC.
Sybiha shtoi se “ky është vlerësimi i tyre. Dhe ata e ftuan delegacionin ukrainas të vazhdojë bisedimet tona në Amerikë në të ardhmen e afërt.”








