TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ancelotti i prerë para Botërorit: Nuk ka vende të garantuara

by tëvë1
8 muaj ago
0
A A
Kaos në Brazil, Gjykata shkarkon presidentin e Federatës, e ardhmja e Ancelottit mbetet pezull

Carlo Ancelotti ka dhënë një mesazh të fortë vetëm pak muaj para Kupës së Botës 2026, duke theksuar se askush nuk e ka të sigurt një vend në Kombëtaren e Brazilit.

Në një intervistë për Esporte Record, trajneri italian u shpreh se grumbullimet do të varen ekskluzivisht nga forma fizike e lojtarëve, përfshirë edhe yjet si Neymar dhe Vinicius Junior.

Ai theksoi se konkurrenca në sulm është e ashpër dhe se do të thërrasë vetëm futbollistë që janë në gjendje të plotë fizike.

Sipas tij, edhe emrat më të mëdhenj nuk përbëjnë përjashtim kur bëhet fjalë për Botërorin. “Për të shkuar në Kupën e Botës duhet të jesh 100%. Kjo vlen për të gjithë, për Neymarin dhe për Viniciusin. Nëse nje lojtar është 90%, unë zgjedh dikë tjetër që mund të garantojë 100%,” tha Ancelotti.

Neymar, i cili nuk është grumbulluar që prej verës kur Ancelotti mori drejtimin e Seleçãos, vazhdon betejën me rikuperimin pas disa dëmtimeve të rënda.

Dëmtimi në gju që pësoi kohët e fundit ka hedhur dyshime mbi pjesëmarrjen e tij në Botëror, megjithatë ai po punon intensivisht për të qenë gati.

Ancelotti theksoi se talenti i tij nuk vihet në diskutim, por forma fizike është vendimtare: “Neymar nis garën nga e njëjta pikë si të gjithë të tjerët, pavarësisht se çfarë ka arritur më herët.”

Ndërkohë, Vinicius Junior u shfaq entuziast për punën nën drejtimin e Ancelottit.

Ai tha se ekipi po formëson një identitet të ri loje dhe se të gjithë lojtarët janë të vetëdijshëm për detyrën që i pret në Botëror. “Kupa e Botës është afër dhe duhet të krijojmë humorin e duhur. Shansi ynë ka ardhur,” u shpreh sulmuesi, i cili më parë ka punuar me Ancelottin edhe te Real Madrid.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhegrova shënon supergol ndaj Chelseat

Zhegrova shënon supergol ndaj Chelseat

Trajneri Artiga flet për Dakun

Daku merr numrin 19 te Spartaku i Moskës

Portieri Ramaj nuk udhëton me Dortmundin në Japoni

Portieri Ramaj nuk udhëton me Dortmundin në Japoni

Cluji ulë çmimin për Korenicën, kërkon 1 milion euro

Rapidi interesohet për Korenicën

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

​S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës publikon rendin e ditës për seancën konstituive të së enjtes

Marrëveshja e mundshme VV – LDK – Cilat mund të jenë “kushtet” për një koalicion?

Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet në vlerë 500 mijë euro të një shtetasi të huaj

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria për intervistimin e Aliut: U pyet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”

Nga sot mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Nga sot mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Dyshimet për mbetje mortore në Zubin Potok, Prokuroria njofton arrestimin e dy personave

​Mediat ndërkombëtare raportojnë për gjetjet e fundit të varrezave masive të luftës në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën