TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sallahu viziton Qendrën për Punë Sociale në Mitrovicën e Veriut

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Sallahu viziton Qendrën për Punë Sociale në Mitrovicën e Veriut

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka vizituar sot Qendrën për Punë Sociale në Mitrovicën e Veriut, si pjesë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Sallahu ka njoftuar për vizitën përmes një postimi në Facebook, ku tha se gjatë takimit me stafin u informua për punën, sfidat dhe sukseset e tyre të përditshme.

Ai vlerësoi atmosferën e bashkëpunimit ndërmjet stafit të përbërë nga anëtarë të komunitetit shqiptar, serb dhe komuniteteve të tjera, duke e cilësuar atë si shembull të profesionalizmit dhe përkushtimit në ofrimin e shërbimeve sociale.

“Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës në Familje”, bashkë me kryetarin e komunës së Mitrovicës veriore, Erden Atiç, vizituam Qendrën për Punë Sociale që ndodhet atje. Gjatë takimit me stafin, u informuam për punën, sfidat dhe sukseset e tyre të përditshme. Aty gjetëm një atmosferë të shkëlqyer bashkëpunimi ndërmjet stafit nga komuniteti shqiptar, serb dhe komuniteteve të tjera, si shembull i mirë i profesionalizmit dhe përkushtimit”, ka shkruar Sallahu.

Ai ka theksuar se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e plotë për fuqizimin e shërbimeve dhe rritjen e rezultateve për kategoritë në nevojë, duke e cilësuar rolin e punonjësve socialë si të rëndësishëm, profesional dhe fisnik.

“Për punën e tyre të rëndësishme, profesionale dhe fisnike, ofrova mbështetjen e plotë të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim që të forcojmë akoma më shumë shërbimet dhe rezultatet për kategoritë në nevojë”, ka përfunduar Sallahu./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në LDK? Nimani: Abdixhiku e ka obligim t’ia kthejë borxhin

Osmani në LDK? Nimani: Abdixhiku e ka obligim t’ia kthejë borxhin

Juristi Kabashi vlerëson se Kushtetuesja do ta shpallë të pavlefshëm dekretin e Osmanit

Juristi Kabashi vlerëson se Kushtetuesja do ta shpallë të pavlefshëm dekretin e Osmanit

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Kusari-Lila: Nga nesër çmimi i naftës s’mund të jetë më i lartë se 1.54 euro për litër

Policia sekuestron armë, narkotikë dhe mjete të rrezikshme në Suharekë

“InfoNata” 11.03.2026

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Bodo/Glimti i pandalshëm, mposht Sportingun

Bodo/Glimti i pandalshëm, mposht Sportingun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën