TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore arrin 1 miliard euro kredi të garantuara

by teve1
2 orë ago
0
A A
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore arrin 1 miliard euro kredi të garantuara

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka arritur 1 miliard euro kredi të garantuara, ndërsa ka mbështetur rreth 13 mijë biznese në Kosovë. FKGK me kreditë e garantuara ka kontribuar në krijimin e mbi 33 mijë vendeve të reja të punës në të gjithë Kosovën, duke kontribuar drejtpërdrejt në mirëqenie dhe zhvillim.

Drejtori menaxhues në Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha duke e konsideruar vitin 2025 si vitin më të mirë të operimit të tyre, ai potencoi se vlera e garancisë ka arritur deri në 519 mijë euro.

“Përveç që ky vit ka qenë një prej viteve më të mira në operimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore me indikatorët të cilët e matin rezultatin e institucionit. Ky vit shënon realizimin e një objektive tjetër në nëntor kemi arritur 1 miliard euro kredi të garantuara që nga vitit 2016 kur jemi themeluar 1 miliardë kredi të garantuara nga Fondit Kosovar për Garanci Kreditore apo shpërndarë në më se 20 mijë kredi të ndryshme..09’/15Vlera e garancisë ka arritur deri në 519 mijë euro, ndërsa vlera aktive sot i kemi në portofolio të Garancisë Kreditore është afër 170 milionë euro që nëse e përkthejmë në vlera kreditore është 349 milionë euro”, theksoi ai.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka një bazë të kapitalit prej 105 milionë euro.

Berisha i listoi disa nga kontribuuesit më të mëdhenj të themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, teksa shtoi se si Fond kanë 7 dritare garantuese.

“Kemi pas një përkrahje të jashtëzakonshme që nga themelimi nga Qeveria e Kosovës që është dhuruesi kryesor në kapitalin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore me 67 milionë euro përmes kredive nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Botërore. Po ashtu, rol shumë të rëndësishëm në themelimin e FKGK-së dhe krijimin e bazës kapitale ka qenë edhe Banka Gjermane për Zhvillim e cila me 24.1 milionë euro ka kontribuar në kapitalin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Ndërsa, USAID përveç kontributit me kapitalin themeltar prej 5 milionë e 800 mijë euro ka ndihmuar edhe në krijimin e infrastrukturës ligjore krijimin e të gjitha parakushteve në mënyrë që fondi të jetë operacional. Tash Fondi ka një bazë të kapitalit prej 105 milionë euro kjo bazë e kapitalit shërben për t’iu përgjigjur obligimeve që mund të dalin nga garantimi i kredive tona ndaj bankave partnere,,05;21Në porfolion tonë ne kemi shtatë dritare garantuese. Pse kemi 7 dritare garantuese sepse qëllimi i institucionit është përveç adresimit të qasjes në financa për ndërmarrjet në përgjithësi kemi qasje më të thellë dhe intensive për t’iu ndihmuar atyre segmenteve të tregut që janë më fragjile “, tha Berisha.

Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha deklaroi se në portofolion e Fondit pjesëmarrja e bizneseve me pronësi gra është vetëm 15%.

Ai theksoi se si Fond kanë ndikuar në rritjen e vendeve të reja të punës me një shifër mbi 33 mijë punësime të reja.

Berisha tha se deri tani kanë paguar 4.4 milionë euro dëme nga humbjet kreditore të bankave partnere.

“Pjesëmarrja e bizneseve në pronësi të grave në portofolion tonë është 15%, një pjesëmarrje që ne do ta donim ta shohim në nivele më të larta. është më lartë sesa përfaqësimi i grave në biznes në numrin total të bizneseve të regjistruara në ekonomi sidoqoftë nuk jemi të kënaqur dhe vazhdimisht aludojmë që të kemi një nivel më të lartë të pjesëmarrjes së grave në biznes në portofolion e Garancive Kreditore. Kemi ndikuar në rritjen e vendeve të reja të punës diku 27% e ndërmarrjeve që kanë marr kredi përmes FKGK kanë themeluar për herë të parë historinë kreditore me bankat partneret…16’45 Sipas modelit tonë të brendshëm verifikuar nga raportimet nga bankat partnere ne mendojmë se janë krijuar 33 mijë vende të reja të punës, kredi për bizneset të udhëhequra nga gratë në vlerën e aprovuar shkon në 16%”, tha ai.

Sektori i tregtisë është përfituesi më i madh nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditor me gjithsej 44.4%, i pasuar nga prodhimtaria dhe bujqësia.

“Ndarja sektoriale e portofolios tonë të garancioneve deri diku reflekton edhe strukturën e ekonomisë, pjesëmarrje më të madhe ka nga sektori i tregtisë me 44.4% përcjell nga shërbimet, ndërsa mburremi deri diku me pjesëmarrjen në prodhimtari që është 19.5% dukshëm më e lartë sesa pjesëmarrja e sektorit të prodhimtarisë në total bruto prodhimit kombëtarë, por edhe sektorit të prodhimtarisë në portofolois në tërë sektorin financiar. Po ashtu, edhe me bujqësi me 7.5% qëndron pjesëmarrja e bujqësisë në portofolion tonë që është dukshëm më e lartë sesa pjesëmarrja e kredidimit total në sektorin financiar që është në 3%. Destinimet e kredisë pjesa më e madhe shkon për kapital qarkullues përcjell me pajsiet, ndërtim, renovim në objekte afariste dhe kredi të gjelbëra me pjesëmarrje 0.8%…tha ai.

Menaxherja e lartë e portofolit, Nora Arifi tha se deri më tani janë mundësuar kredi në vlerë mbi 5 milionë euro për 22 biznese të diasporës.

Ndërsa, më së shumti këto biznese kanë investuar në sektorin e prodhimit, hoteleri dhe tregti.

“Diasporës i duhet kohë pak më tepër me mëndua me investuar sepse këta nuk janë këtu biznese që operojnë… Për me vendos me operuar në Kosovë duhet me mëndu, konsultua, me rregulloret, me ambientin të gjitha, interesim ka, mirëpo deri tash janë mundësuar kredi në vlerë mbi 5 milion euro, ndërsa sa i përket sektorëve është një shpërndarje, ka në sektorin e prodhimit, hoteleri, ka edhe në tregti”, tha Arifi.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është themeluar në vitin 2016 me ligj të veçantë. Përmes skemave të tij, FKGK kontribuon në krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimit vendor, përmirësimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin e segmenteve më pak të shërbyera të ekonomisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

ASK: Kosova tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

ASK: Kosova tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

NATO: Situata në veri e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe

NATO: Situata në veri e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën