TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tensione në mbledhjen e KPK-së, kërkohet largimi i u.d kryeprokurorit të ri

by teve1
3 muaj ago
0
A A
Tensione në mbledhjen e KPK-së, kërkohet largimi i u.d kryeprokurorit të ri

Me tensione dhe polemika është përcjellë mbledhja e sotme e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në mbledhje mori pjesë edhe ushtruesi i ri i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i cili tha se po merr pjesë vetëm si anëtar ex-officio dhe se nuk do të përfshihet në diskutime dhe as nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e votimit.

Ai tha se do të marrë pjesë dhe do ta respektojë cilindo vendim të gjykatës lidhur me ankesën e ish-u.d. kryeprokurorit, Besim Kelmendi.

“Sipas rrethanave të njohura dhe bazuar në vendimin e Këshillit Prokurorial të datës 20 nëntor, kam pranuar pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit… E respektoj të drejtën e tij për të ndjekur mjetet juridike dhe njëkohësisht do të zbatoj pa rezervë çdo vendim të gjykatës, pavarësisht përmbajtjes së tij… Jam i njoftuar se procesi gjyqësor i zhvilluar nga Besim Kelmendi është në zhvillim. Në këto rrethana do të marrë pjesë vetëm në cilësinë e anëtarit ex-officio, nuk do të përfshihem në diskutime dhe as në procesin e vendimmarrjes, duke mbajtur qëndrim neutral deri në një vendim të Gjykatës. Deri atëherë, detyrimi im ligjor është të siguroj procesin. Dua të jem i qartë se pjesëmarrja ime lidhet vetëm si anëtar ex-officio”, tha Qalaj.

Mirëpo, anëtari i Këshillit Prokurorial, Veton Shabani, kërkoi nga Qalaj të lirojë zyrën pasi qëndrimi i tij në mbledhje është i paligjshëm, pasi ish-u.d. i Kryeprokurorit, Besim Kelmendi, është ankuar në Supreme dhe Themeloren e Prishtinës.

“Po më vjen keq nga kryeprokurori i zyrës që e ke vënë në këtë situatë dhe e keni pru këtu. Mirëpo të gjithë janë të njoftuar se ai vendim ka qenë joligjor. Qëndrimi i kryeprokurorit këtu për ne është i paligjshëm. Prandaj me gjithë respektin për u.d. kryeprokurorin, ne kërkojmë që këshilli të vazhdojë punën e vet”, tha ai.

Ndërkaq, anëtari tjetër i Këshillit Prokurorial, Visar Krasniqi, në mbledhjen e sotme propozoi shkarkimin e kryesuesit të Këshillit, Ardian Hajdaraj.

“Propozoj shkarkimin tuaj prej pozitës së anëtarit. Propozimi im konkret, ani pse nuk është në rend të ditës, është shkarkimi juaj nga pozita e anëtarit të Këshillit”, tha ai.

Pas kësaj, dy anëtarët Shabani dhe Krasniqi u larguan nga salla e diskutimeve dhe mbledhja shkoi në pauzë.

Mirëpo pas pauzës, anëtari i Këshillit, Visar Krasniqi, u tërhoq nga propozimi i tij për shkarkimin e kryesuesit Hajdari, derisa tha se ideja e tij vetëm shfaqi, siç tha ai, arbitraritetin e shkarkimit të ish-u.d. kryeprokurorit, Besim Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

“400 euro për operim” – qytetari akuzon për ryshfet në QKUK, institucioni mohon të ketë pranuar ankesë

“400 euro për operim” – qytetari akuzon për ryshfet në QKUK, institucioni mohon të ketë pranuar ankesë

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

“Info Nata”- 03.03.2026

“Info Nata”- 03.03.2026

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

“Këndi i debatit”- 03.03.2026

“Këndi i debatit”- 03.03.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën