TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Atmosfera e 28 Nëntorit brenda Kullës së Isa Boletinit

Atmosferë festive për ditën e flamurit kishte edhe në fshatin Boletin të Zvecanit. Dyert e kullës së Isa Boletini u hapën që në mëngjes ku shumë qytetarë bënë homazhe të varri i tij e vizituan kullën ku ruhen gjërat personale të Isa Boletinit.

by Doresa Geci
24 minuta ago
0 0
A A

Mëngjesin e hershëm të së premtes, dyert e kullës së Isa Boletini u hapën në Boletin të Zveçanit.

Kjo për të pritur qytetarë  nga mbarë vendin në ditën e 28 nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë.

Flamujt kuq e zi ishin të vendosur në hapësirat  e kësaj kulle.

E në kullën e Isa Boletinit, si çdo vit tjetër edhe këtij vit mysafirët i prit stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini.

“Qysh nga fillimi i muajt nëntor  edhe sot ne po i kurorëzojmë shumë vizita të shumta të qytetarëve madje edhe nga institucionet qendrore, besoj qe kemi arritur për krejt këtë muaj qytetarëve duke filluar institucionet akademike e deri të kopshtet e fëmijëve të japin informatë ë këtij vendi me vlerë, prandaj ky vend është pjesa më e rëndësishme e pavarësisë së Shqipërisë, për arsye se Isa Boletini e vulos  duke thënë se unë jam mirë kur është mirë Shqipëria, për mua si familjar ka qenë kënaqësi që të presim mysafirtë”, u shpreh ai.

Nga qyteti i Istogut, i veshur sikurse Isa Boletini, në ditën e 28 nëntorit për vizitë e homazhe erdhi edhe Sadik Maxharraj.

“Isa Boletini është i madh, ky është një monument, historik kulturor i shqiptarëve që do të jeton me shekuj me radhë. Këtë veshje që kam unë rrallë kush e ka në trojet shqiptare, se nana tonë e që kanë bo në vek kanë vdekur”, u shpreh ai.

Vend historik me vlerë të rëndësishme po shihet kjo kullë nga shumë qytetarë.

“Kulla e Isa Boletinit, është një monument historik, një shenjë e rezistencës, heroit tonë Isa Boletini….,  tha qytetari Isuf Mavraj.

E  familjari i Isa Boletinit, Enver Boletini, ka treguar se si i mbajti për afër 3 vjet eshtrat e Isa Boletinit brenda shtëpisë së tij në fshatin Veriq të Istogut.

“Diku dy vjet e shtatë muaj i kemi majtë në shtëpi,  edhe e kemi pas një kasafortë të blindime, me tetë ndarje, ku eshtrat e Bacit Isë kanë qenë të parat. Ka qenë përgjegjësi e madhe por edhe nderë, dhe pastaj jemi marrë vesh me bacin Xhavit babën e Gazmendit që eshtrat mu varros në Boletin”, tha ai.

Homazhe këtu bënë edhe përfaqësues nga institucionet e vendit.

“Për ne burrat e mëdhenj si Isa Boletini, janë zakonisht vlerë e madhe e kombit, që janë simbol i rezistencës, e gjithashtu ai ishte edhe një ushtar i pa epur për çlirimin e trojeve shqiptare, për ne do të shërbeje si model dhe për brezat që vijnë që ne të vazhdojmë të ndjekim rrugën e tyre për një vend më të mirë dhe me të zhvilluar”, u shpreh kryetari i Kuvendit Dimal Basha.

Kori i qytetit gjatë ditës qëndroi brenda kullës së Isa Boletini, ku edhe interpretuan këngë patriotike e himnin kombëtare.

Gjatë ditës, në shkollën “Isa Boletini” u mbajte edhe një aktivitet kulturor, ku nxënësit e kësaj shkolle në nderë të ditës së flamurit kishin përgatitur disa pika artistike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza: Mbështetja e ShBA-së, jetike për anëtarësim në NATO dhe BE

Hamza: Mbështetja e ShBA-së, jetike për anëtarësim në NATO dhe BE

Sinani: Pavarësisht pasojave, do të rezistojmë dhe festojmë 28 Nëntorin

Sinani: Pavarësisht pasojave, do të rezistojmë dhe festojmë 28 Nëntorin

“Atdheu duhet dashur pa kushte”, liderët politikë në Prekaz

“Atdheu duhet dashur pa kushte”, liderët politikë në Prekaz

Festa në Gllogjan, 28 Nëntori për familjarët e dëshmorëve, mall e krenari

“Festat tjera i presim bashkë” – Thaçi kritikon Hagën për mbajtjen e seancës në ditë feste

“Festat tjera i presim bashkë” – Thaçi kritikon Hagën për mbajtjen e seancës në ditë feste

Seanca e Thaçit për 28 Nëntorin, Gucati: E padrejtë dhe provokuese, tentojnë ta ulin moralin e tij

Seanca e Thaçit për 28 Nëntorin, Gucati: E padrejtë dhe provokuese, tentojnë ta ulin moralin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën