TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Liverpooli kthehet në dështim, kjo krizë nuk shihej prej 70 vjetësh

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Liverpooli kthehet në dështim, kjo krizë nuk shihej prej 70 vjetësh

Liverpooli vijon të kalojë një formë të tmerrshme në muajt e fundit, dhe një tjetër rezultat i turpshëm për “Reds” erdhi të mërkurën në shtëpi kundër PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve. Ekipi i Arne Slot humbi 1:4 ndaj dhe tani është në një seri prej tre humbjesh radhazi, me një diferencë golash prej 1-10. Kampionët në fuqi të Anglisë kanë humbur nëntë nga 12 ndeshjet e tyre për herë të parë që nga sezoni 1953-54.

Është gjithashtu hera e parë që nga dhjetori 1953 që ata kanë humbur tre ndeshje radhazi me të paktën tre gola diferencë. Vetë trajneri i Liverpoolit nuk u shmang nga mërzia kur analizoi humbjen e pësuar nga “Reds” kundër PSV-së.
Pas vërshëllimës së fundit, në zonën e intervistave, trajneri holandez nuk i kurseu fjalët dhe kaloi direkt në pikën e diskutimit.

“Në javët e fundit ka qenë gjithmonë e njëjta pyetje. Emocioni është shumë negativ dhe dekurajues. Kam qenë dhe dua të jem pozitiv në lidhje me reagimin e lojtarëve pas 1-0, sepse deri në pjesën e parë luajtëm një ndeshje shumë të mirë. E përjetuam atë zhgënjim me golin e tyre, por u rikthyem në lojë dhe madje patëm mundësi për të fituar 2-1 në pjesën e parë. Askush nuk priste që ne të përfundonim duke humbur 4-1”, analizoi Slot.

Pas kësaj humbje, rrjetet sociale kanë shpërthyer me reagimet e tifozëve, të cilët kërkojnë largimin e Arne Slot. Bordi drejtues i klubit i ka dhënë besim mësohet të paktën deri në ndeshjen e kampionatit ndaj West Hamit në udhëtim, këtë fundjavë. Kurse vetë tekniku holandez pas ndeshjes tha se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e tij dhe se duhet ecur përpara që të sigurojnë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.”Jo, nuk jam i shqetësuar. Fokusi im është në gjëra të tjera në vend që të shqetësohem për pozicionin tim. Duhet të bëj më mirë.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ballkani mposhtet nga Malisheva

Ballkani mposhtet nga Malisheva

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani në dyshim për Atalantan

Amerikani Jules shpallet “MVP”

Amerikani Jules shpallet “MVP”

Syla: Deklarata e Ramës për Osmanin është e kurdisur dhe e papranueshme

Syla: Deklarata e Ramës për Osmanin është e kurdisur dhe e papranueshme

Ish-këshilltari i Thaçit, Syla: LDK-së i konvenon dënimi i Thaçit, Abdixhikut dhe Kurtit nuk iu prish punë

Ish-këshilltari i Thaçit, Syla: LDK-së i konvenon dënimi i Thaçit, Abdixhikut dhe Kurtit nuk iu prish punë

Emisioni “Info Nata” 16.02.2026

Emisioni “Info Nata” 16.02.2026

Vuçiq në Moskë për paradën, reagon Presidenca e Kosovës

Osmani pranon urime nga liderë botërorë për përvjetorin e Pavarësisë

ATK verifikon aktivitetet dimërore

ATK verifikon aktivitetet dimërore

Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen duke nderuar historinë dhe ruajtur trashëgiminë

Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen duke nderuar historinë dhe ruajtur trashëgiminë

​Konferenca e Sigurisë në Munih: Serbia nuk ka vend të dukshëm në Evropën e re

​Konferenca e Sigurisë në Munih: Serbia nuk ka vend të dukshëm në Evropën e re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën