Është caktuar stadiumi ku do të luhet ndeshja e fazës “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës 2026 ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës.
Federata e Futbollit të Sllovakisë, ka zyrtarizuar stadiumin e Bratisllavës për këtë përballje, ndonëse ka marrë në konsideratë edhe stadiumet në Trrnava dhe Koshice.
Stadiumi kombëtar apo “Tehelne Pole” ka një kapacitet prej 22.500 ulësesh dhe është rinovuar plotësisht në vitin 2019.
Në këtë stadium, Sllovakia ka luajtur vetëm një ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026, atë ndaj Gjermanisë, të cilën e ka fituar 2:0.
Ndeshja Sllovaki – Kosovë, do të zhvillohet më 26 mars të vitit të ardhshëm nga ora 20:45, ku fituesi do të avancojë në finale të fazës “play-off” dhe do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Turqi –Rumani për një vend në Botëror.









