Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të zhvillohen nëntë ndeshjet e fundit të raundit të pestë në Ligën e Kampioneve.
Shtatë takime nisin nga ora 21:00, teksa nga ora 18:45, veç se kanë filluar takimet Monaco–Pafos dhe Copenhagen–Kairat Almaty.
Vëmendja kryesore do të jetë te dueli mes Arsenal-it dhe Bayern Munich, ku të dyja ekipet vijnë me katër fitore radhazi.
Përballja në “Emirates Stadium” pritet të jetë vendimtare për kreun e grupit, pasi dy skuadrat kanë nga 12 pikë.
Për skuadrën e Mikel Artetas, pritet të mungojnë Viktor Gyokere, Gabriel de Kai Havertz, teka në dyshim janë Gabriel Jesus dhe Martin Odegard.
Në anën tjetër, trajneri Vincent Kompany do të jetë pa Jamal Musialën e Alphonso Daviesin të lënduar, ndërsa Luis Diaz është i suspenduar shkaku i kartonëve.
Një ndeshje e fortë pritet edhe mes Atletico Madrid dhe Inter-it në Spanjë, me dy skuadra që zakonisht luajnë me kujdes të madh taktik.
Interi këtë sezon po shkëlqen në Champions, ku ka 12 pikë të mbledhura dhe renditet në pjesën e epërme të tabelës, teksa të drejtuarit e Diego Simeones nga 4 takime, kanë dy fitore e po aq humbje.
Edhe dueli mes PSG-së dhe Tottenham në Paris vlerësohet si tepër interesant.
Real Madrid-i do të luajë në transfertë ndaj Olympiacos, ndërsa Liverpool pret PSV-në, e skuadra e Atalantas udhëton drejt Gjermanisë për t’u përballur me Eintracht Frankfurt.




