TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

by Tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë hyjnë në ditën e tretë të protestës

Punëtorët e Trafikut Urban dhe të operatorëve privatë kanë vazhduar sot protestën e tyre, e cila ka hyrë në ditën e tretë. Shkak për këtë protestë është mosmarrja e pagave për disa muaj rresht.

Të martën, punëtorët u nisën me autobusë nga Komuna e Prishtinës drejt objektit të Qeverisë, për të shprehur pakënaqësitë e tyre. E njëjta metodë proteste pritet të vazhdojë edhe sot, por me një kohëzgjatje më të madhe.

Në dy ditët e para të protestës, punëtorëve iu bashkua edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai akuzoi Qeverinë për bllokim të buxhetit dhe për “sabotazh” ndaj Komunës, duke theksuar se situata është bërë e paqëndrueshme për qindra punëtorë.

Ndërkohë, mungesa e transportit publik po krijon telashe të mëdha për qytetarët e Prishtinës. Shumë prej tyre janë detyruar të gjejnë forma alternative për të udhëtuar, ose të ecin në këmbë për të përmbushur detyrimet e përditshme.

Me protestën që po zgjatet dhe pa një zgjidhje në horizont, situata po rëndohet nga dita në ditë. Nuk ka ende një marrëveshje mes palëve, ndërsa punëtorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat deri në marrjen e pagave të tyre.

Përfaqësuesi i Trafikut Urban, Ilmi Gashi, sot para gazetarëve deklaroi se nuk kanë pasur takim me qeverinë në detyrë që nga dita e hënë.

Ndërkohë, paralajmëroi se protesta do të vazhdojë të mbahet deri në momentin që bëhet alokimi i mjeteve nga Komuna.

Tags: protesatTeve1trafikui urban
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana sekuestron 121 telefona kontrabandë në Gjakovë

Dogana sekuestron 121 telefona kontrabandë në Gjakovë

Vrasja e Liridona Ademajt, kërkohet burgim i përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën

Vrasja e Liridona Ademajt, kërkohet burgim i përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën

Me 90 vota për, Kuvendi formon Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Me 90 vota për, Kuvendi formon Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kuvendi miraton ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë, opozita kundërshton zëshëm

Kuvendi miraton ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë, opozita kundërshton zëshëm

Dogana sekuestron 121 telefona kontrabandë në Gjakovë

Dogana sekuestron 121 telefona kontrabandë në Gjakovë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Vrasja e Liridona Ademajt, kërkohet burgim i përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën

Vrasja e Liridona Ademajt, kërkohet burgim i përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën

Me 90 vota për, Kuvendi formon Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Me 90 vota për, Kuvendi formon Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kuvendi miraton ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë, opozita kundërshton zëshëm

Kuvendi miraton ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë, opozita kundërshton zëshëm

Senatori amerikan: Plani i Trumpit për Iranin rrezikon përshkallëzim shkatërrues

Senatori amerikan: Plani i Trumpit për Iranin rrezikon përshkallëzim shkatërrues

Thirrje për dorëheqje e përgjegjësi në ditën e dytë të protestës

Thirrje për dorëheqje e përgjegjësi në ditën e dytë të protestës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën