TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka publikuar një videoadresim drejtuar qytetarëve, ku ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre për ta udhëhequr vendin drejt, siç tha ai, stabilitetit dhe zhvillimit.

Hamza u shpreh se vota e qytetarëve në zgjedhjet e fundvitit do të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Kosovës.

“Me 28 dhjetor, vota juaj do ta përcaktojë drejtimin e Kosovës. Një përgjegjësi e rëndësishme, por një mundësi e madhe për ndryshim”, tha ai, duke paraqitur, siç e përshkroi, “dy rrugë të mundshme për vendin”.

“A do ta kemi një qeveri stabile, një qeveri që na bashkon të gjithëve dhe një Kryeministër që u shërben me të vërtetë qytetarëve? Apo do të vazhdojmë me të njëjtin avaz të krizave, përçarjeve e papërgjegjësisë?!” pyeti Hamza në adresim.

Hamza kërkoi mandatin qytetar për të rikthyer stabilitetin në vend.

“Unë e zgjedh të parën, prandaj sot po e kërkoj besimin tuaj. Ma jepni besimin që unë ta rikthej stabilitetin në Kosovë”, deklaroi ai.

Kreu i PDK-së premtoi formimin e një qeverie profesionale dhe të përgjegjëshme.

“Më besoni që unë ta formoj një qeveri me njerëz të aftë dhe të ndershëm. Një qeveri që i mban premtimet dhe që i vendos qytetarët në radhë të parë. Më besoni që unë të udhëheq me transparencë, me përgjegjësi dhe me rezultate”, u shpreh Hamza.

Në videomesazh, Hamza përshkroi gjendjen aktuale në vend si të rënduar.

“Sot, Kosova është e rënduar nga krizat. Jetojmë nën një mjegull pasigurie dhe jostabiliteti. Ndërkohë që shohim çdo ditë se si shpresa tek të rinjtë tanë është zbehur”, tha ai.

Hamza theksoi se ndryshimi është i mundur dhe kërkoi “një shans” nga qytetarët.

“Sot, unë dua t’ju them se nuk ka pse të jetë më kështu. Me 28 dhjetor, ju kërkoj një shans për ta hequr këtë mjegull mbi vendin dhe njerëzit tanë”, theksoi ai.

Në fund, Hamza foli për një perspektivë të re për të ardhmen e vendit.

“Ka një Kosovë ma të mirë përpara nesh. Një Kosovë që është e mundur dhe e arritshme. Një Kosovë stabile. Një Kosovë prosperuese. Me 28 dhjetor, e hapim kapitullin e ri. Le ta zgjedhim unitetin. Le ta zgjedhim stabilitetin. Le ta zgjedhim mirëqenien për Kosovën”, përfundoi ai.

Tags: bedri hamzaKryetari i PDK-sëpdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Katër vjet pas largimit të prokurorëve serbë, Kosova përgatit konkurs të ri

Katër vjet pas largimit të prokurorëve serbë, Kosova përgatit konkurs të ri

Aksion i Prokurorisë në Pejë, cak argjendaritë

Prokuroria jep detaje për rastin tragjik në Bjeshkët e Strellcit

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Tragjedi në Strellc të Deçanit, djali e vret aksidentalisht babain e tij

Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 31 korrik afatin për aplikim në Pagesat Direkte 2026

Shehu refuzon Olympiacosin, gradohet në kapiten te Lodzi

Shehu refuzon Olympiacosin, gradohet në kapiten te Lodzi

Aksion i Prokurorisë në Pejë, cak argjendaritë

Prokuroria jep detaje për rastin tragjik në Bjeshkët e Strellcit

Arsenali prezanton sulmuesin grek

Arsenali prezanton sulmuesin grek

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Tragjedi në Strellc të Deçanit, djali e vret aksidentalisht babain e tij

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

City i kërkon Realit 100 milionë euro për Rodrin

Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 31 korrik afatin për aplikim në Pagesat Direkte 2026

Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 31 korrik afatin për aplikim në Pagesat Direkte 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën