Para orës 15 :00, filluan të mblidhen.
Anëtarët e kryesisë së LDK pasditen e së hënës u bënë bashkë në selinë e partisë.
Kjo për të zgjedhur kandidatin për kryeministër si dhe për diskutuar disa pika të tjera.
E pas më shumë se 3 orëve mbledhja përfundoi.
Mediave iu drejtua i pari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili konfirmoi se është kandidati i partisë që udhëheq për kryeministër.
“Ishte një mbledhje e gjatë, ishin pesë pika të rendit të ditës. Të çështja e kandidatit për kryeministër, ndonëse e hapa diskutim nuk zgjati shumë ishte diskutim kryesia e LDK, me nominoj si propozim për këshillin e përzgjidhem që të jem kandidati për kryeministër nga LDK. Unë hoqa dorë që të bëjë renditjen e listave. LDK ka vendosur që në këtë garë do të garoj i vetëm, por që brenda kësaj liste, shtoj ftesën e përbashkimit për gjitha partitë që dëshirojnë që ripërbashkohen brenda listës së LDK-së. LDK do të kujdeset që një pjesë të lista së vet ta hap për partitë e tjera përfshirë edhe zotëri Limaj me deputet e vetë. Për këtë çështje do të zhvillohen diskutime në ditë në vijim. Ne jemi të hapur për parti por edhe për individ. Për këto informacione do të njoftoheni në ditë në vijim”, ka thënë Abdixhiku
Abdixhiku tha se është i hapur që listës së LDK-së t’i bashkohen edhe partitë e tjera.
“LDK-ja do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hapë edhe për partitë të tjera,përfshirë edhe Limajn me deputetë të vet, për këtë çështje do të zhvillojmë bisedime, pra kemi gatishmëri. Siç kemi gatishmëri për demokristianët, partinë e drejtësisë, aleancën e Pacollit, ne jemi të hapur edhe për parti dhe individë. Edhe individë që duan të garojnë në listën e LDK-së duke ngritur partinë, ta ngritin një alternativë kundrejt popullizmit me të cilin po përballemi të gjithë”, ka thënë tutje Abdixhiku.
Mes tjerash ai foli edhe për koalicionet e mundshme paszgjedhore.
“Të rrënojmë narracionet populliste…..kemi shumë punë për të bërë për të larguar vetën nga zymztësia që kemi tani, ne do të ndjekim një rezultat sa më të mirë për LDK0në në mënzrë që LDK-ja të jetë udhëheqëse e Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës. Partneritet do të shërbejnë më këtë qellim kush do që përqafon programin tonë politik….”, ka përfunduar Abdixhiku
Abdixhiku theksoi gjithashtu se në mbledhjen e sotme të partisë u diskutua edhe për rezultatet e zgjedhjeve lokale ku u analizuan pikat e forta dhe të dobëta.








